Një gardiane u dënua me dy vite burg në një rast që ka shkaktuar shumë bujë jo vetëm në Angli.
Sipas Mirror, gardiania kishte hapur një vrimë në pantallona në mënyrë që të bënte seks me të dënuarin teksa ishte në detyrë.
Stephanie Smithwhite ishte fiksuar me gangsterin Curtis Warren deri në atë pikë sa kishte bërë tatuazh emrin e tij në trup dhe i dërgonte atij shënime erotike.
40-vjeçarja ka bërë seks me gangsterin e njohur si ‘Cocky’ në kuzhinë, lavanderi dhe në qelinë e tij në burgun e sigurisë së lartë Frankland.
Historia e tyre zgjati gjashtë muaj. Warren është dënuar me 13 vite për trafik droge dhe 10 vite pasi nuk ka kthyer 198 milionë sterlina fitime të akumuluara nga krimet.