Avokati Altin Goxhaj prej disa kohësh nuk ka shënuar nëpër rrjetet sociale dhe kjo ka nxitur kureshtjen pasi ai është shumë aktiv më denoncimin e fenomeneve shqetësuese apo komentimin e aktualitetit politik.
Por me një shënim në rrjetet sociale, Goxhaj ka treguar se ndodhet në spital, dhe me sa duket ka kaluar ndonjë helmim, pasi ndodhet në spitalin infektiv.
“Adresa ime e re që prej 11 Nëntorit: Spitali Infektiv 2.12 :D, Duke debatuar për Helmin.. Po ju çfarë mendoni?”, shkruan Goxhaj përkrah fotos me miqtë e tij që kanë shkuar për ta vizituar.
Por në komente bie në sy ai i Genc sejkos, njohur ndryshe si njeriu i memeve i cili shkruan: “Te shkuara. George George Soros t’a ka bere”.
Komentet në foton e Goxhajt kanë qenë të shumta, po le të shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më parë.