Kastriot Fafaj është inspektori i Policisë që ka vrarë veten mëngjesin e sotëm me armën e shërbimit në Fier.
Ai e ka vrarë veten në dhomën e shërbimit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar në këtë akt të rëndë. Fafaj ishte baba i dy fëmijëve, ndërsa i dha fund jetës në moshën 46-vjeçare.
Policia njofton se: Në datën 24.04.2018, pasi ka mbaruar shërbimin, ka vrarë veten me armën e shërbimit Oficeri i Patrullës së Përgjithshme të Rendit, shtetasi K.F, 46 vjeç, banues në fshatin Seman, Fier. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(E.K/FAXWEB.AL)