Edy Reja, trajneri i ri i Kombëtares, ka mbërritur në Shqipëri. Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se në orën 16:00 presidenti Armando Duka do të mbajë një konferencë, ku sipas të gjitha gjasave do të zyrtarizojë Reja-n.
Reja është emri i përzgjedhur nga Federata Shqiptare e Futbollit për të drejtuar skuadrën kuqezi në kualifikueset për Europianin e vitit 2020, duke zëvendësuar në stol bashkëkombasin e tij, Christian Panucci, të shkarkuar pas humbjes që Shqipëria pësoi me Turqinë më 22 mars.
Pavarësisht emrave të tjerë që ishin pretendentë për këtë post 73-vjeçari arriti të linte pas emrat si Alberto Zaccheroni, Francesco Guidolin, por edhe shqiptari Besnik Hasi.
Aavantazhi i Reja-s është se ka një eksperiencë shumë të gjatë në botën e trajningut, element që ka bërë diferencën edhe në përzgjedhjen e Dukës.
(B.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post