Ish-presidenti peruan Alan Garcia thuhet se qëlloi veten në kokë pasi policia arriti në shtëpinë e tij për ta arrestuar atë. Ish-presidenti u dërgua në spital dhe gjendja e tij aktualisht është e panjohur.
Ish udhëheqësi hyri në dhomën e tij të gjumit pas njoftimit të oficerëve të policisë në derën e tij, raportoi La Republica. Pas të shtënave në kokë, Garcia u dërgua në një spital të zonës.
Garcia, që ka shërbyer dy mandate si president i Perusë, është nën hetim për ryshfet. Garcia është një nga më shumë se 230 njerëz në të gjithë Amerikën Latine të hetuar në një rast korrupsioni të përqendruar në konglomeratin brazilian Odebrecht.
Ish-udhëheqësi kërkoi azil në Uruguaj nëntorin e kaluar, pasi një gjyqtar e lejoi atë të largohej nga Peruja për 18 muaj. Kërkesa për azil u mohua, dhe një gjykatës në Lima urdhëroi ndalimin e tij të martën.
Prokurorët thonë se Garcia mori ryshfete nga Odebreht në këmbim të një kontrate fitimprurëse të transportit publik në Lima. Garcia e mohoi akuzën dhe pretendonte se po përndiqej politikisht.
Pesë ish-presidentët e fundit të Perusë janë të gjithë në burg ose janë nën hetim për korrupsion. Pasardhësi i Garcia Pedro Pablo Kuczynski po hetohet gjithashtu për përfshirjen e tij të dyshuar në skandalin Odebrecht. Prokurorët tani po kërkojnë të zgjasin paraburgimin e Kuczynskit derisa ai të mund të dërgohet në gjyq.