Të rinjtë e FRESSH ashtu siç dhe një vit më parë kanë zgjedhur bregdetin e Jalës, për atë që Balla e quan Akademinë Verore 2018.
Por të gjithë jemi kuriozë të dimë se si po kalojnë kohën të rinjtë e Partisë Socialiste në kampin e organizuar Jalë. Me anë të postimeve në rrjetet sociale anëtarë të ndryshëm të FRESSH kanë zbuluar aktivitetin e tyre ditor.
Siç duket dhe nga këto foto të postuar nga aktivistët, të rinjtë kanë një frymë grupi midis tyre, teska shihen se po ndihmojnë njëri-tjetrin për të shërbyer darkën.
I pranishëm në ndarjen e racioneve të darkës është dhe kreu i grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla, i cili po ndihmon për t’u shërbyer të rinjëve.
Ndërkohë që disa ditë më parë me anë të një postimi në rrjetet sociale kreu i grupit Pralamentar në PS Taulant Balla shkruante se në raundin e parë të rinjtë e qarqeve të Vlorës, Beratit, Shkodrës, Lezhës dhe Elbasanit do të trajnohen mbi hartimin e politikave lokale, ngritjen dhe lobimin për problematikat komunitare dhe mjedisore.
(M.Q/Faxweb)