Mjeku i spitalit Infektiv Dhimitër Kraja ka lënë pas betejën personale me Covid 19 dhe është riktheyr sërish sot për të ndihmuar pacientët e tjerë në spital.
Ai shihet teksa është kthyer pranë kolegëve të tij, për të ndihmuar të gjithë pacientët që po vuajnë simptoma të ngjashme me ato që ka kaluar vetë disa ditë më parë.
Kraja ka shërbyer prej 43 vitesh në shërbimin Infektiv, dhe u rikthye vetëm pas shpërthimit të pandemisë, edhe pse kishte dalë tashmë në pension.
Padyshim prania e tij do të jetë një motivim mjaft i madh edhe për kolegët e tjerë.