Agjensia Shtetërore e Kadastrës Tiranë- Veri, ka dalë me një njoftim zyrtar në kuadër të masave që po merren për koronavirusin që ka ardhur deri në Italinë fqinje.
Në njoftim thuhet se do merren masa për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve te sëmundjeve infektive.
Në aparencë duken masa të denja jo vetëm për një pikë doganore por edhe si masa në gjendje epidemie të jashtëzakonshme.
Nuk dihet nse është një njoftim kapilar nga qendra e varësisë apo është njoftim i vetëm këtij institucioni.