Qytetarë dhe biznese në Vlorë kanë denoncuar në Fax News se po gjobiten nga Sporteli Unik për Administrimin e të Drejtave të Autorit (S.U.A.D.A), sepse përdorin këngë të njohura në youtube.
Në fotot e dërguara në redaksinë e Fax News, bizneset denoncojnë se gjobat variojnë nga 10 deri në 15 mijë lekë , dhe se faturat tatimore i paguajnë në banka private.
Ndërkohë nga një vështrim i shpejtë në Qndrën Kombëtare të Biznesit, duke kërkuar me NIPT-in që përmban mandate i mëposhtëm, nuuk figuron asnjë e dhënë në QKB.
Një detaj tjetër ka të bëjë me fakti se gjoba është vënë në një faturë tatimore, e cila parashikon shitjen me TVSH, ç’ka nënkupton se biznesi në fjalë është gjobitur si subjekt TVSH-je.
Discussion about this post