02:50 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Foto Rama-Obama, Faxnews siguron detaje të reja: Kush është personi që mund të dërgojë kryeministrin para drejtësisë amerikane (Foto)

16:12 | 02/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
80 mijë dollarë për foton e Ramës me Obamën/ Dënohet me burg shtetasi amerikan

FaxNews zbulon detaje të reja si dhe emrin e shqiptarit që lidhi Ramën për të bërë të mundur një foto me Obamën në 2012-n gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale. Bëhet fjalë për shqiptarin Fatos Mucha i cili prej vitesh banon në SHBA, po jo me dokumente të rregullta.

Personazhi tjetër së bashku me greko-amerikanin, Wiliam Argeros që futën në SHBA 80 mijë $ përmes një skeme mashtrimi, u dënua me katër muaj burg. Por çfarë ndodhi 7 vjet më parë. Atë  kohë Argeros mësohet se i është kërkuar nga Edi Rama në opozitë dhe që  përgatitej për zgjedhjet e 2013 ti bënte një foto me Obamën për të ndikuar në zgjedhje tek eletorati shqiptar.

61-vjeçari Argeros atëherë  7 vjet më i ri,  i premtoi kryeministrit të ardhshëm shqiptar se do ta realizonte foton me Obamën por se ai vetë e kishte të pamundur, mund ta kryente këtë shërbim përmes një personi tjetër. Dhe këtu Rama fut në lojë  mikun e tij e Fatos Mucha, emri i të cilit nuk përmendej deri dje, por doli në seancat gjyqësore te Wiliam Argeros si dhe në dosjen e prokurorisë, pjese të të cilave janë siguruar nga FaxNews. Siç shihet në foton e mëposhtme, Mucha dhe Argeros kanë komunikuar së bashku me email për të dhënë kontributin në fushatën e Obamës në tetor të atij viti.

Vete Mucha e kishte të pamundur të realizonte kërkesën e Ramës me pretendimin se nuk ka dokumenta dhe pasaportë amerikane, dhe gjen një mikun e tij Bilal Shehu, një biznesmen shqiptar në New Jersey me dokumenta të rregullta dhe nënshtetësi amerikane.

Ky i fundit ka pranuar para gjykatës fajësinë dhe u dënua. Mësohet gjithashtu se Wiliam Argeros, prej vitesh po bashëpunon me drejtësinë amerikane për këtë çështje dhe prandaj përfitoi uljen e dënimit. Mashtrimi i autoriteteve duke futur para të huaja në SHBA me qëllim financimin e fushatës së kandidatëve për president në këtë rast të Obamës, dënohet ashpër nga ligjet amerikane me minimumin dy vit burg.

Por Argeros ka treguar gjithçka, që nga presionet e kryeministrit shqiptar, infiltrimin në këtë histori të Fatos Muchës dhe Bilal Shehut. Burime jozyrtare thonë se 80 mijë dollarë kanë ardhur nga Shqipëria, por emri i personit që i ka sjellë mbetet ende mister.  Por kush është Fatos Mucha, miku  i Edi Ramës?

Fatos Mucha

Mucha figuron pronar i disa kompanive fiktive në SHBA, pa asnjë punëtor. Ai ka mbërritur në SHBA më 1992 .

Tani autoritetet me ndihmën e të penduarit, Argeiros e kanë të qartë skemën dhe çështja është e hapur për Ramën dhe Muchën.

Fatos Mucha

Fax News dhe Faxweb mëson se ish-kryeministri Berisha ka lobuar fort në Amerikë për të mos lejuar ‘groposjen’ e kësaj çështjeje dhe për ta çuar deri në fund zbardhjen e historisë së 80 mijë dollarëve të paguar për një foto të Ramës me Presidentin amerikan Barack Obama.
Bëhet me dije se kjo çështje është ndjekur dhe nga ish- kongresmeni amerikan Dana Rohrabacher, aktualisht nënkryetar i Nënkomitetit për Punët e jashtme për Europën dhe EuroAzinë.
Vetëm pak muaj më parë Berisha postoi një foto me ish-kongresmenin amerikan gjatë një darke shumë miqësore me të dhe kryetarin e republikanëve Fatmir Mediu.

(FaxNews & Faxweb.al)

Etiketa: 80 mije dollarebarack obamabilal shehuedi ramafatos muchafoto obama ramawilliam argeros
Pas

Vendi në emergjencë ekonomike, kryeministri i dhuron të dashurës modele 16 milionë dollarë

Para

Makina del nga rruga, plagoset rëndë drejtuesi. Ambulanca mbërrin 1 orë me vonesë në vendngjarje

Para
Makina del nga rruga, plagoset rëndë drejtuesi. Ambulanca mbërrin 1 orë me vonesë në vendngjarje

Makina del nga rruga, plagoset rëndë drejtuesi. Ambulanca mbërrin 1 orë me vonesë në vendngjarje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Derbi i Stambollit për Skriniar, Fenerbahçe përmirëson ofertën

E paprecedentë në Durrës, ‘zhduket’ jahti nga vendi ku ishte ankoruar! Pas denoncimit nga pronari, mjeti lundrues shfaqet papritur duke u kthyer

Trump sulmon mediat e njohura amerikane: Objektivat iraniane u shkatërruan plotësisht, lajmet e rreme po përpiqen të na poshtërojnë

Tregtia e armëve me Ukrainën, Rusia pret shpjegime nga Beogradi: Raporti tepër shqetësues

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.