Shtëpia, ose e njohur ndryshe si rezidenca e liderit te Kores së Veriut, Kim Jong Un, është fotografuar në një lokacion të panjohur afër kryeqytetit të Koresë së Veriut, Pyongyang.
Edhe pse skeptik ndaj jetës private, lideri i Kores së Veriut shihet mes luksit dhe shpenzimeve marramëndese që ka bërë në ndërtesën e tij.
Rezidenca shfaqet moderne e kompletuar me pishina, kopshte lulesh dhe enterier dhe eksterier interesant.
Autori i imazheve është gazetari rus Valery Sharifulin, i cili pati “nderin” të jetë në këtë rezidencë për të cilën gjithmonë kanë folur, por kurrë nuk kanë pasur rastin ta shohin.Edhe pse Kim Jong-un ka disa vila, është vërtetë vështirë të fotografohen apo t’ju afrohet dikush, për faktin se masat e sigurisë janë aq të rrepta sa që askush nuk lejohet të kaloj në një rreze prej më shumë se pesë kilometra.
Sipas ish-truprojës së liderit verikorean, Lee Young-kuk, Kim Jong-un ka në pronësi të paktën tetë vila luksoze në periferi të kryeqytetit, por që lokacionin e saktë të tyre e dinë vetëm njerëzit e besueshëm të tij, transmeton Telegrafi.Sidoqoftë, Gadishulli korean kohëve të fundit ka bërë progres sa i përket aspektit të sigurisë, dhe e gjitha kjo ka ndodhur pas takimi mes liderëve të dy koreve.Si rezultat i këtij takimi edhe presidenti amerikan Donald Trump kishte planifikuar të zhvillojë një takim me Kim Jong-un në Singapor më 12 qershor.Megjithatë, ky takim javën e kaluar është anuluar nga Shtëpia e Bardhë, edhe pse vazhdon të ketë indikacione se mund të riaranzhohet një takim tjetër.
(E.V/Faxweb.al)