Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka rikthyer sërish vëmendjen tek marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë ku së fundmi ka publikuar një deklaratë të homologut të tij nga Kosova, Hashim Thaçi të bërë për mediat vendase.
Përmes një reagimi në Twitter, Trump ka ‘reklamuar’ Thaçin
Në lajmin që Presidenti i SHBA-ve ka bërë “ritweet”, pra e ka rishpërndarë, është deklarata e Thaçit që lavdëron punën e bërë nga i dërguari special i Trump, ambasadori Richard Grenell, për bisedimet Kosovë-Serbi.
Kujtojmë se ditën e djeshme, presidenti i Kosovës është shprehur se punën që e ka bërë Grenell në Kosovë për pak muaj, të tjerët nuk kanë mundur ta bëjnë për 20 vjet.
Postimi i shpërndarë nga Presidenti Trump në Twitter:
FOTO/ Trump i bën ‘reklamë’ Thaçit, poston deklaratën e tij në Twitter
(F.GJ/FAXWEB.AL)