Kanibalët ekzistojnë dhe ata jetojnë në Uest Papua të Indonezisë. Ata janë fotografuar nga një fotograf aventurier italian. Në fotot e mëposhtme, duket se kanibalët ushqehen me insekte dhe se jetojnë nëpër dega pemësh.
Por edhe pse këta njerëz kanë jetuar vërtet përmbi degë, pak prova ka që të kenë konsumuar mish njeriu. Kohët e fundit është mësuar, madje, se këta banorë paguheshin nga gazetarët perëndimorë që të jetonin në pemë e të rrinin lakuriq për fotot, edhe pse në fakt nuk ishte pjesë e stilit të tyre të jetës.
Ata jetojnë vërtet në xhungël, jashtë kontaktit me botën moderne, dhe nuk kanë akses ndaj ilaçeve. Çdo sëmundje e shërojnë me barna rrethanore.