Pas publikimit të fotos ku duket kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj duke drekuar me prokurorin e Tiranës Petrit Fusha, ka reaguar gazetari i kronikës në ABC News, Flamur Vezaj.
Sipas tij, prokurori në fjalë është në krye të hetimit për 5 çështje që lidhen drejtëpërdrejt me kreun e Bashkisë së kryeqytetit.
“Mirë që në dasmën e çunit lali Eri i shkoi për të bërë “detyrën” si kryetar! Po ky takim dhe kjo foto, tregon se hetimet për këto raste e të tjera që nuk i dimë, do arkivohen!”, shkruan ndër të tjera gazetari Vezaj.
Postimi i plotë Flamur Vezaj*
Në foton e publikuar nga portali “Citynews” ku duket qartë Lali Eri me shefin e akuzës së Tiranës, prokurorin Petrit Fusha i cili ka 5 dosje (që dihen) të hapura për kreun e Bashkisë Erion Veliaj!
1. Për gjobën e PD-së për dëmet e protestës së “8 dhjetorit” që doli firma fals e policit bashkiak!
2. Për ndërtimin e parkut të fëmijëve tëe Liqeni!
3. Protestën para Gjykatës së Apelit Administrative!
4. Vrasjen e A. Gjoklaj në landfillin e Sharrës dhe procedurat e tenderit për kompaninë e riciklimit!
5. Hetimin për parkingun e sheshit Skënderbej, ku firma e kushëririt te P. Fushës e ka fitu tenderin!
Mirë që në dasmën e çunit lali Eri i shkoi për të bërë “detyrën” si kryetar! Po ky takim dhe kjo foto, tregon se hetimet për këto raste e të tjera që nuk i dimë, do arkivohen!
Pse nuk dalin këta të mazhorancës, që vdesin për të akuzuar prokurorinë dhe gjykatën si të korruptuar, të thonë një fjalë për këtë takim kokë-kokë me temë “mbylljen e dosjeve”!
P.S. Foto e shkrepur dje (e shtunë) dhe ikën pa paguar faturën, se ja kishin paguar tjerët që po festonin aty drekën e fundvitit (burimet)!
#fakirat_në_burg# #pushteti_të_vjedh_e_abuzoj# #prokuroria_që_sduam# (A.R/SHUPLAKA)
Erion Veliaj duke drekuar me kryeprokurorin e Tiranës, Petrit Fusha: