Presidenti Ilir Meta e ka uruar ish-kryeministrin Sali Berisha i cili feston sot ditëlindjen e tij të 75-të.
Meta ka publikuar në Facebook dhe një buqetë me 75 trëndafila të bardhë, dhe një mesazh urimi.
Mësohet se së bashku me buqetën Kreu i Shtetit i ka dhuruar ish-liderit të demokratëve edhe një shishe verë Kallmet.
Presidenti shkruan “Urimet më të ngrohta e të përzemërta! Edhe 100 vite të tjera me shëndet e lumturi! Suksese dhe mbarësi! Për Ju ka vetëm një stinë: pranverë”.
Meta e ka pranuar edhe herë të tjera se ndjen dobësi për ish-kryeministrin Berisha.
“GËZUAR DITËLINDJEN DOKTOR BERISHA!
Urimet më të ngrohta e të përzemërta! Edhe 100 vite të tjera me shëndet e lumturi! Suksese dhe mbarësi!
Për Ju ka vetëm një stinë: PRANVERË!???”, shkruan Meta në statusin e tij.
(K.H/Faxweb.al)