Franca do të mbyllë shumicën e dyqaneve, restoranteve dhe ambienteve argëtuese nga mesnata e sotme, si pjesë e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, tha Kryeministri Edouard Philippe.
Philippe tha në një konferencë për shtyp se përjashtimet nga masat e rrepta përfshijne dyqane ushqimesh, farmaci, banka, dyqane cigaresh dhe stacione benzine.
Ai tha se njerëzit duhet të dalin vetëm për të blerë pajisje, për ushtrime të lehta dhe për të votuar në zgjedhjet komunale.
Transporti publik do të mbetet i hapur, por Philippe u kërkoi qytetarëve të kufizojnë përdorimin e tij.
Franca raportoi 91 vdekje të lidhura me koronavirus ditën e sotme, sipas autoritetit të shëndetit publik. Kjo ishte një rritje nga 79 që u raportuan të Premten.
Numri i personave të infektuar me koronavirus të premten ishte 3661, ndërkohë që të shtunën u raportua për 4500 raste.
(M.Q/Faxweb.al)