Presidentja e Luvrit, Laurence De Carre, dëshiron të prezantojë një biletë për Mona Lizën, të cilën vizitorët duhet ta blejnë përveç asaj për hyrje në muzeun më të njohur në botë, tha ajo sot për radion France Inter.
“Ideja është që të kemi një biletë për Luvrin, i cili do të ofrojë akses në koleksionet dhe ekspozitat e përhershme (…) dhe nëse dëshironi të shihni Mona Lizën, do të ketë një biletë shtesë për Mona Lizën ,” tha De Car.
Pas një paralajmërimi që Laurence de Carre i drejtoi ministres së Kulturës Rachida Dati në lidhje me gjendjen e muzeut, Presidenti Emmanuel Macron bëri një sërë njoftimesh në fund të janarit në lidhje me rinovimin e Luvrit.
Ai ndër të tjera përmendi se puna pritet të fillojë në vitin 2031 për të krijuar një hapësirë të re dhe një hyrje të pavarur për pare Xhokondën.