06:16 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Francë, sërish dhunë në protestat kundër reformës për pensione

13:00 | 18/03/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Francë, sërish dhunë në protestat kundër reformës për pensione

Protestuesit në Paris janë përleshur sërish me policinë teksa kanë kundërshtuar reformën qeveritare për pensionet.

Mijëra protestues kanë hapur zjarr dhe kanë hedhur gjësende drejt policisë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Protestat e orëve të para të 18 marsit, shënojnë ditën e dytë të marsheve të dhunshme, prej kur presidenti francez, Emmanuel Macron, ka vendosur të çojë përpara reformën kontroverse për rritje të moshës së pensionomit prej 62 në 64 vjeç, pa votim në parlament.

Menjëherë pas vendimit të Macronit, opozita e ka nisur procesin për votë mosbesimi ndaj Qeverisë.

Marine Le Pen, liderja e deputetëve të Marshit Kombëtar në Parlament, e ka quajtur vendimin e Marconit “dështim total për Qeverinë”.

Policia ka arrestuar dhjetëra persona në trazirat që kanë ndodhur afër ndërtesës së Parlamentit.

Protesta janë mbajtur edhe në qytetet tjera franceze, përfshirë Strasburgun.

“Ne nuk do të heqim dorë”, ka thënë një protestues për agjencinë e lajmeve AFP.

“Ka ende shpresë që reforma mund të tërhiqet”.

Qeveria ka thënë se ndryshimet në ligjin për pensione janë thelbësore, për të shmangur stërngarkimin dhe potencialisht, bllokimin e sistemit për pensionet.

Nga protestat janë prekur shumë shërbime publike, përfshirë transportin, si dhe shkollat. REL

Pas

Tenderi 322 mln lekë për Ujësjellësin, dorëzohet në gjykatë zyrtari i bashkisë Bulqizë

Para

Aksidenti tragjik i trenave, protesta të dhunshme në Greqi

Para
Aksidenti tragjik i trenave, protesta të dhunshme në Greqi

Aksidenti tragjik i trenave, protesta të dhunshme në Greqi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përditësim mbi situatën në vatrën e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane Bashkia Elbasan

Vatër e re zjarri raportohet në Lezhë në fshatin Tresh

Vendim i papritur nga kandidatja e PS-së në Fier, Maldrita Bardho heq dorë nga mandati, ia lë vendin Zegjine Çaushit

SHBA: “E papranueshme” ndërprerja e bashkëpunimit të Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

Temperatura rekord! Animacioni i NASA-s ilustron 15 ditët e tmerrit në Europë dhe në mbarë botën

Sulmi i Lautaros brenda familjes zikaltër, një lojtar i Interit pëlqen reagimin e Çalhanoglus

Spitali në Herson Goditet nga Artileria Ruse, tetë të Plagosur

Propozim global, OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer brenda 10 viteve

“Serbët nuk e duan Vuçiçin”, kriset miqësia e vjetër mes Rusisë dhe Serbisë

Hamas shprehet i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.