Pak kohë më parë një franceze u arrestua në doganën e Qafë-Thanës pasi mbante në çantën e dorës 117 fara kanabisi, ndërsa sot është lënë e lirë.
Alain Anastasia Coudair,, dyshohet të ketë konsumuar elementë të veprës penale të “trafikimit të narkotikëve”, mbetur në tentativë.
Sipas burimeve të BalkanWeb pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda bëjnë me dije se Marion Alain Anastasia Coudair, banuese në qytetin Ekuli të Francës e akuzuar për “trafikim të narkotikëve mbetur në tentativë” është lënë e lirë kundrejt një garancie pasurorore prej 5 mijë euro.
Sipas Prokurorisë, e dyshuara Coudair është ndaluar, teksa po dilte nga Shqipëria në bordin e një mjeti “Mercedes Benz” të drejtuar nga shtetasi shqiptar M.Sh.
Në të njëjtin mjet ishte edhe një shtetas ukrainas, me të cilin ishte takuar rastësisht në të njëjtën ditë. Drejtuesit i mjetit M.Sh. ka pohuar se ata i kishin bërë autostop pak kilometra larg doganës.
Ai i ka marrë ata në automjet, por nuk ka mundur të komunikojë me ta, pasi ai nuk di asnjë gjuhë të huaj. Pasi u njoh me pretendimet e palëve, gjykata caktoi masën “arrest në burg” me afat 30-ditor për francezen.
Ndërkohë vetë francezja ka pohuar që farat i ka blerë gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri me mendimin se ishin për konsum si fara të thata dhe se nuk ishte në dijeni të faktit se ishin fara të një bime narkotike.
(S.SH/Shuplaka)