Prokuroria Speciale e Kosovës tha se ka ngritur aktakuzë ndaj një personi i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të “fshehjes ose moslajmërimit të terroristëve dhe grupeve terroriste”.
Prokuroria Speciale e Kosovës tha se ka ngritur aktakuzë ndaj një personi i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të “fshehjes ose moslajmërimit të terroristëve dhe grupeve terroriste”.
Prokuroria Speciale tha se K.H. “ka qenë në dijeni për ekzistimin dhe veprimet e këtij grupi terrorist, por ai i kishte fshehur dhe nuk i kishte lajmëruar tek organet kompetente”.
Organi i akuzës ka kërkuar që të akuzuarit t’i vazhdohet arresti shtëpiak deri në përfundimin e rastit penal ndaj tij. Sipas ligjeve në Kosovë, për vepra terroriste parashihen dënime të ndryshme.
Po ashtu, që nga viti 2015 Kosova ndalon pjesëmarrjen në luftërat e huaja dhe për këtë vepër penale parashihen dënime deri në 15 vjet burgim. /Alsat