20:28 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Fshesa në administratë, zbardhen Drejtoritë që shkrihen nga qeveria “Rama 2”

08:42 | 08/10/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fshesa në administratë, zbardhen Drejtoritë që shkrihen nga qeveria “Rama 2”

Fshesa ndaj parazitëve, grabitqarëve dhe listave partiake në zyrat e shtetit shqiptar është shpallur prioritet kryesor nga qeveria ‘Rama 2’, për 100 ditët e para të mandatit.

Ristrukturimi i thellës i të gjitha degëve të qeverisjes pritet të prodhojë valën e parë të largimeve. Përpos shkrirjes së 8 ministrive të rëndësishme, dhjetëra drejtori nuk do të ekzistojnë më ose do t’u bashkëngjiten drejtorive të tjera, tashmë me një numër të reduktuar punonjësish.

Për shkak të shkrirjes së Ministrisë së Integrimit, pesë drejtori në varësi të kësaj ministrie, nuk ekzistojnë më. Edhe vetë ministria, e cila është shndërruar në një drejtori, ende nuk figuron në varësi të Ministrisë së Jashtme.

Në riorganizimin e ri të degëve të qeverisjes, Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit nuk figuron më në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes dhe as në varësi të një dikasteri tjetër. Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit, nuk figuron më në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Kjo drejtori është bashkuar me emergjencat civile. Gjithashtu, do të reduktohen drejtoritë e Shërbimit Social Shëndetësor. Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike, për shkak të shkrirjes së Ministrisë së Inovacionit, është bërë pjesë e Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik, në varësi të Kryeministrisë. Gjithashtu, Departamenti i Inovacionit e Mirëqeverisjes, dikur në varësi të Ministrisë së Inovacionit, nuk ekziston më.

Drejtoritë që shpëtojnë 
Shumë drejtori dhe agjenci shtetërore që parashikoheshin që të zhbëheshin nga platforma për ristrukturimin e qeverisjes qendrore, figurojnë si më parë, në varësi të ministrive të reja. Kështu, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ndryshe nga sa parashikohej në platformë, figurojnë në formën e mëparshme, të ndara, në varësi të Ministrisë së Financave. Po ashtu, edhe Agjencia e Inventarizimit të Pronave ruhet në formën e mëparshme në varësi të Ministrisë së Brendshme. Shtëpia Botuese e Teksteve Shkollore, e parashikuar për t’u shkrirë, figuron sërish në varësi të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Edhe Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, e parashikuar për t’u shkrirë, rezulton sërish në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informate (ALUIZNI) ishte parashikuar që të integrohet brenda Agjencisë së re të Titujve të Pronësisë. Por, ALUIZNI dhe degët e saj figurojnë në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Edhe Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim, e cila sipas platformës për ristrukturimin e qeverisjes qendrore duhej që të shkrihej, figuron sërish në varësi Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Gjithashtu, platforma e prezantuar disa ditë më parë nuk është reflektuar plotësash as në ministritë e tjera, ku shumë drejtori që duhet të bashkoheshin apo të shkriheshin, rezultojnë në formën e mëparshme.

Ministria e Mjedisit
Ndryshe nga sa parashikohej në platformë, nuk kemi një bashkim të agjencive të mjedisit, pyjeve, ujërave dhe zonave të mbrojtura. Aktualisht, në varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit janë Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Drejtoritë Kombëtare të Mjedisit dhe Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve. Edhe Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve është ruajtur në formë e mëparshme, por tashmë nën varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Edhe drejtoritë e bujqësisë, të planifikuara për t’u shkrirë, figurojnë në varësi të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Gjithashtu, agjencia e duhanit dhe enti i farave dhe fidanëve, të parashikuara për të kaluar nën varësi Institutit të Kërkimit të Teknologjive, rezultojnë në formën e mëparshme, po nën varësi të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Drejtoritë që shkrihen
Drejtoria e Përafrimit të Legjislacionit të BE, integrimi
Drejtoria e Jetësimit të Prioriteteve dhe Sekretariatit Evropian, integrimi
Drejtoria e Bashkëpunimit Territorial, integrimi
Drejtoria e Burimeve Njerëzore, çështjeve Juridike dhe Shërbimeve, integrimi
Drejtoria e Programimit dhe Monitorimit të Asistencës së BE, integrimi
Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit, Ministria e Mbrojtjes
Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit, shkrihet me emergjencat civile,
Ministria e Brendshme
Reduktohen drejtoritë e Shërbimit Social Shëndetësor
Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike
Departamenti i Inovacionit e Mirëqeverisjes

Drejtoritë që shpëtojnë  
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
Agjencia e Inventarizimit të Pronave
Shtëpia Botuese e Teksteve Shkollore
Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë
Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informate
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Agjencia Kombëtare e Mjedisit
Drejtoritë Kombëtare të Mjedisit
Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve
Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve
Drejtoritë e Bujqësisë
Enti Shtetëror i Farave dhe Fidanëve
Agjencia Kombëtare e Duhan Cigareve
Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim

Ministritë që shkrihen
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës
Ministria e Integrimit Evropian
Ministria e Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike
Ministria e Zhvillimit Urban
Ministria e Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin
Ministria e Shteti për Çështjet Vendore
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë/Shqiptarja.com

 

Etiketa: administratadrejtorite qe shkrihenemratqeveria rama 2
Pas

Edi Rama me 33 zv.ministra, nga menaxherja e Agim Zeqos te administratorja e UET-it, NJIHUNI me të zgjedhurit e kryeministrit (FOTOT)

Para

Tentoi të korruptonte punonjësit e policisë me 4 mijë lekë, arrestohet 33-vjeçari në Fier

Para
Tentoi të korruptonte punonjësit e policisë me 4 mijë lekë, arrestohet 33-vjeçari në Fier

Tentoi të korruptonte punonjësit e policisë me 4 mijë lekë, arrestohet 33-vjeçari në Fier

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.