Në kuadër të masave për frenimin e koronavirusit në vend u pezulluan edhe aktivitetet sportive.
Federata Shqiptare e Futbollit ka filluar diskutimet me qeverinë për rihapjen e këtyre aktiviteteve në kuadër të planit për rihapjen e vendit.
Bëhet me dije se ketë javë do ketë diçka konkrete sa i përket këtij vendimi edhe pse dihet se edhe nëse hapen aktivietete sportive me vendim qeveria ato do të luhen pa tifozë dhe nën masa të rrepta mbrojtëse nga koronavirusi.
Ndër të tjera thihet se për zhvillimin e aktivitete sportive do angazhohen disa struktura shtetërore duke lënë porosi të veçanta si për forcat e rendit ashtu dhe për policinë private që garanton ndeshjet, dhe policine bashkiake që shpesh kanë asistuar në takime të luajtura në futbollin shqiptar.