09:16 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ftesa e Ramës për konsultime, krerët e partive shqiptare në Maqedoni e refuzojnë

22:06 | 14/12/2016
në Aktualitet, Flash, Politikë, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ftesa e Ramës për konsultime, krerët e partive shqiptare në Maqedoni e refuzojnë

Pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit në Maqedoni, ku asnjë prej partive apo koalicione nuk arriti numrin e deputetëve për të formuar qeverinë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ftoi krerët e partive shqiptare atje, Ali Ahmeti, Menduh Thaçi etj për konsultime në Tiranë.

Por kreu i BDI-së, Ali Ahmeti nuk është paraqitur.

Bashkëpunëtorët e Ahmetit e justifikojnë mungesën me axhendën, kaosin në Maqedoni, por edhe negociatat dhe përgjigjja për kërkesën për takim është se mbase ndodh javën e ardhshme.

Sipas Top-Channel, në BDI nuk e kanë pëlqyer aspak afërsinë me Tiranën të deputetit Muhamed Zeqiri nga radhët e LSDM dhe bashkëpunëtor i Zoran Zaev, liderit të opozitës.

Ky i fundit, të hënën kërcënoi që askush mos negocionte me ish-kryeministrin Gruevski për qeverinë e re. Partitë shqiptare ndërkohë vënë kushte, Lëvizja Besa ka një kusht më shumë, që mos bëjë asnjë koalicion me BDI-në, por këtë kusht nuk e ka Aleanca për Shqiptarët.

Ndërkohë, shifrat tregojnë që pa BDI-në është e pamundur të krijosh qeverinë, vetëm nëse deputetët e partive maqedonase braktisin partitë përkatëse.

Ndërkohë, mësohet se BDI do ketë kushtet e veta që lidhen me pikat e marrëveshjes e Ohrit, por edhe me një përfaqësim të gjerë të shqiptarëve në qeverisje.

Analistë në Shkup thonë se lista mund të ketë dhënien shqiptarëve të postit të kryetarit të parlamentit, drejtuesve të lartë të qeverisë apo edhe ministrave që gjithmonë i kanë mbajtur maqedonasit. Zgjedhjet nuk i dhanë zgjidhje krizës dhe nëse kriza nuk do kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve, do jenë shqiptarët ata që do vendosin të ardhmen e Maqedonisë.

Ndërkohë mësohet se as kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, nuk i është përgjigjur ftesës së Ramës.

Etiketa: ahmetibdimaqedoniramathaci
Pas

“Trump dhe Assad aleatë”, kështu ka deklaruar lideri sirian

Para

Për biznesmenin nga Vlora: Ferrin e ndërtuam vetë

Para
Për biznesmenin nga Vlora: Ferrin e ndërtuam vetë

Për biznesmenin nga Vlora: Ferrin e ndërtuam vetë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama: Parku arkeologjik nënujor i Durrësit, ku çdo amorfë rrëfen

Zgjedhjet Lokale 2025, mblidhet KQZ-ja në Kosovë

Zbulime të rëndësishme arkeologjike në Çukën e Ajtoit

Skandali me subvencione shkakton krizë qeveritare në Greqi, Mitsotakis: Kemi dështuar!

40 tentativa të dështuara për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, presidentja Osmani takon sot dhe nesër liderët politikë

Flakë pa kontroll në Elbasan/ Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve përshkallëzohet, forcat në alarm gjatë gjithë natës

Temperatura ekstreme, deri në 46 gradë celcius/ BE përballet me pasojat e krizës klimatike, zyrtarja e KE: Politikat “frikacake” pengojnë përballjen me emergjencën

Rritje e rasteve me Covid-19 në Evropë/ Varianti “Nimbus” më agresivi, shqetësim vaksinimi i ulët

Nuk po arrijnë të plotësojnë periudhën minimale të sigurimit, 52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n

Të hënën takimi me Netanyahun, Trump: Jam i vendosur për t’i dhënë fund luftës në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.