I ftuar në ‘Fax News’ kreu i Emergjencave Civile Shemsi Premçi ka folur për problematikat që ka sjellë moti i keq gjatë orëve të fundit në vend ku ka patur reshje të dëborës me intensitet të lartë.
Pas një përmbledhjeje që i bëri situatës në vend dhe evidentoi problematika të ndryshme, ai u pyet edhe në lidhje me një denocim të një qytetari i cili kishte dërguar një video tek “JOQ” ku thoshte se në fshatin Koçaj në Fushë-Bulqizë banorët janë të bllokuar prej disa ditësh dhe askush nuk u ka ardhur në ndihmë.
“Ta shikojnë të gjithë shqipatrët se në çfarë gjendje të mjerueshme është fshati Koçaj në Bulqizë, iu ftoj të gjithe ta shikoni, këta njerëz ka ditë që janë të bllokuar, gjendja është e mjerueshme, askush nuk përgjigjet, Komuna apo Bashkia, apo ku ta di unë nuk përgjigjet për asnjë lloj gjëje për problemet që mund të kenë këta njerëz, të gjithë janë të bllokuar, nuk gjendet asnjë fadromë”, thoshte ndër të tjera qytetari në videon e dërguar tek ‘JOQ’.
Pasi ka parë dhe dëgjuar videon Premçi u shpreh në ‘Fax News’ se nga pamjet situate nuk duket aq e rëndë pasi shihet që aty ka pasur qarkullim të mjeteve. Kreu i EC nënvizoi se nga pamjet aty nuk ka më shumë se 25 cm borë, ndërsa në zona të tjera si ajo në Kukës ku Forcat e Ushtrisë shpëtuan 38-vjeçaren bora ka arritur në 1 metër.
Në lidhje me Bashkinë Bulqizë Premçi tha se ky institucion nuk ka depozituar asnjë kërkesë për ndihmë, ndryshe nëse do ta kishte bërë ndihma do ti kishte vajtur.
“Nuk e quaj problematike pasi një makinë që ka patur zinxhirë ka kaluar aty, qytetarit që ka dërguar videon, I them se cfarë po bën ai për komunitetin? Kur unë kam qenë në moshën e tij unë kam dalë me lopatë në fshat për të hapur rrugën. Po të krahasosh këtë vend me atje ku u shpëtua gruaja nuk është aq problematik. Rrjeti i rrugëve rurale është në plan të ditë.
Bashkia e Bulqizës nuk ka depozituar asnjë kërkesë për mndihmë, kjo nuk do të thotë se Bulqiza nuk ka nevojë. Në mëngjes kur është bërë kjo video mund të ketë qenë 25 cm borë atje, tani ka shkuar më shumë, por nuk kemi patur thirrje për ndihmë”, tha Premçi.
Ai gjithashtu dha dhe një këshillë për qytetarët. Kreu i EC bëri thirrje që të shmangel lëvizjet gjatë natës pasi mund të ketë ngrica në rrugë dhe mud të ndodhin aksidente, drejtuesve të mjeteve u bëri thirrje që të lëvizin me zinxhirë.
“Nga orët e padites do të ketë ulje të temperatures, rrugët do të kenë akull, qytetarët të mos lëvizin pa zinxhirë me mjetet e tyre sepse do të rrezikojnë jetën, në këtë pikë zonat veriore duhet të kenë kujdes sidomos gjatë natës pasi ndihma është e vështirë”, tha ai.
Videoja e qytetarit nga Bulqiza dërguar tek ‘JOQ’
(B.H/Faxweb)