09:54 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fuga për helmimin në mitingun e PD: Ngjarja më e rëndë pas dramës së Gërdecit, nuk mbulohet me deklarata debile

23:31 | 28/05/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fuga për helmimin në mitingun e PD: Ngjarja më e rëndë pas dramës së Gërdecit, nuk mbulohet me deklarata debile

Akademiku Artan Fuga ka komentuar helmimin masiv në mitingun e PD duke e konsideruar ngjarjen më të rëndë për popullsinë civile që nga Gërdeci. 

Sipas Fugës, nëse kjo vërtetohet që vjen nga një sulm kimik, mund të konsiderohet se është sulmi më i rëndë që ka ndodhur në Europë dhe në historinë e shtetit shqiptar.

Shkrimi i Fugës:

Sulm terrorist në bulevardin e Tiranës ?
——

Nëse informacionet e mediave janë të sakta për dhjetra të dëmtuar me dyshimin se kemi pasoja nga helme e lëndë kimike në bulevardin kryesor të Tiranës, gjatë tubimit të partisë demokratike, atëhere ne nuk jemi “prag skandali”, sikurse tha dikush pa përgjegjshmërinë e duhur, por kemi të bëjmë me sulm me armë të dëmtimit në masë drejtuar kundër popullsisë civile. Aq më pak është adekuate dhe e përgjegjshme ta konsiderosh thjesht si “lëndim i papritur”.

A mendoni se për cfarë bëhet fjalë? Bëhet fjalë për sigurinë e shëndetit publik dhe sigurinë kombëtare që mund të dyshohet dje se është goditur rëndë në zemër të Tiranës.

Le të shpresojmë dhe urojmë të jetë e pavërtetë.

Nuk është një krizë që mund të mbulohet me ndonjë deklaratë debile të ndonjë nëpunësi të tretë ose të katërt të administratës. Eshtë ngjarja më e rëndë mbi supet e popullsisë civile pas dramës të Gërdecit.

Shqipëria mund të konsiderohet si probabilisht e sulmuar me lëndë helmuese mbrëmë.

Janë dëmtuar dhjetra qytetarë dhe krerët e shtetit nuk janë te shtretërit e tyre për t’u dhënë forcë dhe për të shpallur gjendje të pazakontë në sigurinë kombëtare.

Nuk është katastrofë natyrore, është mbase sulm me helme të dëmtimit në masë kundër popullsisë civile.

Nuk është koha as që kryetarët e partive të vazhdojnë këto tre ditë fushatën elektorale, por të mblidhen drejtuesit e shtetit për të analizuar sigurinë e rendit publik dhe masat për ta forcuar atë.

Poqese se vërtetohet, por nga pasojat lejohet dyshimi, atëher do të jetë në atë moment koha për të thënë se është sulmi më i rëndë që ka ndodhur në Europë dhe në historinë e shtetit shqiptar. Nuk ka rëndësi se nuk ka të vrarë, vetëm dhjetra të plagosurit mjaftojnë për të folur për viktima në masë. Poqese është sulm me armë shfarosjeje dhe dëmtimi në masë përbën krim kundër njerëzimit.

Ose është një katastrofë teknologjike nga ndonjë ndotje mjedisi, por që ka më pak probabilitet.

Nuk është besoj krim me dimensione elektoraliste. Mund të jetë një i cmendur, një akt i cmendur i cdo të cekulibruari, por edhe një grup i strukturuar, dikush nga jashtë, etj. Janë organet që duhet ta gjejnë.

Por rrezikshmëria është shumë e lartë. Imagjinoni sikur të ndodhi nesër në një stadium, në një mjedis të mbyllur! Cfarë pasojash katastrofike mund të sjelli.

Eshtë e paimagjinueshme që mediat dhe politika nuk i vendosin emrin që duhet këtij akti të pashembullt që është pa precedent dhe ka tronditur rendin dhe sigurinë kombëtare mu në qendër të territorit të shtetit, në bulevardin kryesor, midis Kuvendit dhe kryeministrisë.

Vigjilencë qytetare!

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: artan fuga
Pas

Rama shkon në një dasmë dhe nxjerr VIDEON, komentuesit: Kush bëri më shumë foto ti apo nusja?

Para

Facebook sjell surprizën e radhës, tani një chat privat tek “LIVE”

Para
Facebook sjell surprizën e radhës, tani një chat privat tek “LIVE”

Facebook sjell surprizën e radhës, tani një chat privat tek “LIVE”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë përfituese sipas vendimit të qeverisë

Operacioni “Valiasi” në Tiranë – Kapen në flagrancë 5 persona me 5.3 kg Cannabis Sativa

Iran, arrestohen 22 persona ‘të lidhur me shërbimet sekrete izraelite’

Lufta Iran-Izrael, Vuçiç: Mendoj se amerikanët po përgatiten për një sulm, por të dyja vendet janë miqtë tanë

Irani dhe Izraeli nisin sulme të reja pasi Teherani përjashton bisedimet bërthamore. Vritet komandanti iranian i dronëve

Trump: Jo SHBA, por anëtarët e tjerë të NATO-s duhet të paguajnë 5% të PBB-së për mbrojtjen

Kosovë, sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit. Vetëvendosja nuk heq dorë nga kandidatura e Albulena Haxhiut

Rinumërimi i votave për Tiranën/ Hapja e 355 kutive: PD 177 vota të pavlefshme, PS 170

Parashikimi i motit për sot, 21 qershor 2025

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.