I ftuar në emisionin “Natë me Xhaxhiun”, të moderatorit të njohur Rezear Xhaxhiu, Kastriot Islami deklaroi se jetesa në Shqipëri është bërë akoma edhe më e vështirë, ku të varfërit bëhen akoma më të varfër dhe të pasurit pasurohen gjithnjë e më shumë.
“Nga varfëri ekstreme ka kapërcyer situata në individualizëm ekstrem ku askush nuk do t’ja di më për askënd perveçse të arrijë diçka për vete,” – u shpreh Islami.
Ai theksoi se ne nuk kemi një ekonomi që mund të favorizojë më shumë biznesin e madh pasi ne nuk jemi një vend industrial që prodhon me shumicë, më shumë se sa biznesin e mesëm ku sipas tij nga kjo sigurohen të ardhurat dhe jetesa e shumicës së popullsisë në vend.
I pyetur për përshtypjet e tij rreth asaj që e shqetëson nga qeverisja e Ramës, Islami tha: “Fakti është që kanë ikur 300 mijë veta dhe do të thotë që ka një zemërim, dhe ka një ndërthurje të zemërimit me frikën ku diçka mund të shpërthej dhe rasti ishte reagimi i kuksianëve për traun, duke bërë një akt të mirë-akomuluar”.
Duke folur rreth akomulimit që ai ka bërë vazhdimisht për kryeministrin Rama dhe për mënyrën se si po qeveris ku jo rrallë është shprehur se fundi i tij do të jetë i tmerrshëm ai argumentoi: “Nuk është e pamundur që gjithë kjo rrevoltë e brendhsme e njerëzve mund të cojë në shpërthimin e njerëzve dhe mund të shkaktojë një përplasje të qeverisë me njerëzit. Kjo do të ishte dicka e tmerrshme për të gjithë”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)