02:22 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

“Fuqia e gruas”, Emine Erdoğan letër bashkëshorteve të liderëve botërorë: Për Sirinë s’mjaftojnë lotët

10:55 | 27/12/2016
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Fuqia e gruas”, Emine Erdoğan letër bashkëshorteve të liderëve botërorë: Për Sirinë s’mjaftojnë lotët

Emine Erdoğan, bashkëshortja e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u ka dërguar një letër bashkëshorteve të liderëve botërorë, të cilëve u kërkon që të ndërgjegjësohen dhe të veprojnë për të ndihmuar ata që po përjetojnë tmerrin në Siri.

“Ajo çka po u ndodh atyre, është duke u zhvilluar përpara syve të komunitetit ndërkombëtar të mbështjellë nga heshtja dhe indiferenca, do të shënojë një njollë të zezë në historinë e njerëzimit, të ngjashme me atë që ndodhi në Bosnje.”, shkruan fillimisht Emine Erdoğan.

Në vijim të letrës të drejtuar këtyre bashkëshorteve të burrave të pushtetshëm, ajo shkruan se kjo është tragjedia më e madhe njerëzore e ndodhur gjatë pesë viteve të fundit ku janë vrarë më shumë se 600 mijë njerëz, 7 milionë janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe 5 milionë kanë braktisur vendin.

“Si nënë, si grua, si njeri mbi të gjitha, iu paraqes këtë dramë njerëzore që po përjetohet në Siri. Është një periudhë ku të gjithë duhet të bëjmë më shumë se sa të derdhim lot për Sirinë. Uria, etja dhe ndihma mjekësore e privuar, shkaktojnë vdekje, me në krye gra dhe fëmijë. Kushdo që beson në të drejtat e njeriut dhe lirinë e çdo institucioni, iu bëj thirrje të marrë masa të menjëhershme për të mbrojtur të drejtën themeltare të jetës.”, u shpreh Zonja e Parë e Turqisë.

Emine Erdoğan e përfundon letrën e saj me këto fjalë: “Unë besoj se ju do të jepni kontributin tuaj lidhur me këtë çështje. Sigurisht, për të ndërtuar një botë të begatë dhe paqësore. Me këtë rast, në emër të partisë dhe vendit tim, shpreh urimet e mia të sinqerta dh uroj paqe dhe lumturi për të gjithë njerëzimin gjatë 2017-ës.” (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Emine ErdoganleterSiriaturqia
Pas

Ja me kë e festoi Armina Mevlani Krishtlindjen (FOTO)

Para

11-vjeçari që po mahnit botën ndërsa këndon hit-in “Hello” të Adele (VIDEO)

Para
11-vjeçari që po mahnit botën ndërsa këndon hit-in “Hello” të Adele (VIDEO)

11-vjeçari që po mahnit botën ndërsa këndon hit-in “Hello” të Adele (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani sinjalizon se është i hapur për diplomaci mes tensioneve me Perëndimin

Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vendeve të punës. Fuqia punëtore do të ndryshojë në mënyrë drastike në 5 vitet e ardhshme

Belgjika i kthen Egjiptit një sarkofag 2,000-vjeçar

Japonia dhe BE-ja synojnë të zhvillojnë një rrjet të gjerë satelitor që do të zvogëlojë varësinë nga SHBA-ja dhe SpaceX

Kryeredaktori i revistës që botoi karikaturat e profetëve arrestohet në Turqi

FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit, bllokojnë fadromën

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor nëse SHBA kërkon ndërprerjen e pasurimit të uraniumit

“Ka mbetur dhe një ndërtesë pa shembur”, Rama: Thethi rikthehet në normalitet

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Deklaratat e Osmanit, uniteti kombëtar sfidohet për hir të politikave ditore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.