Një 30-vjeçar nga Fushë Kruja është ndaluar pasi Gjykata i ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” pasi futi sende të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim.
Ai ishte shpallur në kërkim dhe u ndalua nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë.
Njoftimi i plotë:
Në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bije në prangat e policisë një shtetas për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
J.H., 30 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.