Milan u mund mbrëmë në finalen e Kupës së Italisë pasi u mund 4-0 nga Juventus, në një ndeshje ku protagonist ishte Gigio Donnarumma, këtë herë për keq.
Portieri i Milan ishte fajtor në dy raste të pësimit të golit, fillimisht Gigios i rrëshqiti një gjuajtje e Douglas Costa në rastin e golit të dytë, ndërsa tre minuta më vonë nuk arriti të kontrollojë një gjuajtje të lehtë me kokë, që më pas u shty në rrjetë nga Benatia.
Kaq ka mjaftuar që të plasë ironia në rrjet, ku padyshim të gjithë tallen me portierin 20-vjeçar që shpesh herë është vënë në qendër të vëmendjes për tentativat e tij për tu transferuar në një klub më të madh.
Këto mund të jenë ndeshjet e tij të fundit me Milan, pasi në verë pritet largimin i tij, ku kuqezinjtë kanë gjetur edhe zëvendësuesin e tij, Pepe Reinën e Napolit.
(B.H/Faxweb)