Teksa ndryshimet Kushtetuese po diskutohen në një mbledhje online të Komisionit të Ligjeve, nuk kanë munguar as difektet teknike. Ka qenë deputeti Andi Përmeti ai që ka pasur probleme me lidhjen e tij të internetit, ndërkohë që nuk kanë munguar as batutat mes kolegësh.
Pjesë nga diskutimet:
Vasilika Hysi, drejtuese e mvbledhjes: Andi ku je nuk të shoh, faleminderit, shih pak lidhjen të lutem, se nuk dëgjohesh.
Përmeti: A më shifni ?!….
Hysi: Zoti Përmeti, jo Andi, unë e shikoj që është, hapni kamerat, unë ju dëgjoj por duhen edhe kamerat. Vazhdoni Andi. Andi mezi dëgjohesh. Jeni me celular apo jeni me laptop (shkëputet prapë lidhja)
Andi Përmeti flet por nuk e dëgjon njeri….
Hysi: Nëse doni të shpreheni, ejani këtu ku jam unë, merr edhe maskën me vete
Ndërhyn Murrizi: Andi me nokia je, se ky nuk punon, Andi se mos jesh me kshu telefoni (nxjerr telefonin e tij që nuk është smart)
(E.K/Faxweb.al)