Kandidimi i Bashkim Finos për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit po shihet si ë futje e duarve të politikës në sport.
Gazetari Armand Shkullaku ka theksuar sonte në studion e emisionit ‘Opinion’, se futja në garë e një eksponenti të tillë, tregon se kjo garë është shndërrua në një garë politike.
Shkullaku tha se LSI-ja, PDIU-ja dhe kryesisht eksonent të saj kanë shkuar deri në Devoll për të blerë vota dhe sipas tij kjo se çfarë po ndodh është një turp.
“Me futjen e eksponetit të maxhorancës vdiq gara sportive, këtu po bëhet fushatë elektorale. Eksponentë të PDIU-së kanë shkuar deri në Devoll për të blerë vota”, tha Shkullaku.
Kujtojmë që zgjedhjet për kreun e Federatës mbahen më 7 shkurt, në garë janë kreu actual i këtij institucioni Armando Duka dhe Bashkim Fino. (B.H/Faxweb)