Është mbyllur procesi i votimit dhe numërimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Socialiste në Lezhë ku fitues është shpallur kryetari aktual Eduard Ndreca.
Ndreca është njëkohësisht edhe kryetari i Qarkut ndërsa në garë kishte përballë drejtorin e Sigurimeve, Taulant Malshin.
Burime bëjnë me dije se në votime morën pjesë 244 anëtarë nga votat e të cilëve 173 vota i mori Ndreca, 65 Malshi dhe 6 të tjera dolën të pavlefshme.
Në këtë proces ka marrë pjesë edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj njëherësh në funksionin e drejtuesit të këtij Qarku për Partinë socialiste.
(F.GJ/FAXWEB.AL)