Pamjet e mësipërme i përkasin aksidentit të ndodhur pak më herët në autostradën Lezhë-Laç, në vendin e njohur si “Ura e Ishull-Lezhë” si pasojë e të cilit burime për Faxweb.al bëjnë me dije se kanë mbetur të plagosur 6 persona, 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendit të njohur si ‘Ura e Ishull-Lezhë’ ndërsa të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore.
Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy makina, ndërkohë grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të hedhur dritë mbi shkaqet dhe rretanat e aksidentit të rëndë.
Ende nuk është e njohur mosha si dhe identitetet e personave që drejtonin mjetet apo atyre që kanë mbetur të plagosur nga ky aksident.
(F.GJ/FAXWEB.AL)