Procesi i numërimit në Dibër ka përfunduar pak çaste më parë, ku Partia Demokratike ka arritur të sigurojë fitoren me një rezultat tepër të ngushtë.
PD ka arritur të marrë 29020 vota ose 45.13%, e ndjekur nga Partia Socialiste me 28742 vota ose 44.7%.
Në vend të tretë renditet Lëvizja Socialiste për Integrim me 4445 vota ose 6.91 % por pa mundur të siguroj votat e nevojshme për të siguruar një mandat.
Mandatet në këtë qark ndahet 3 PD dhe 2 PS.