Një gomone 10 metra e gjatë është gjetur dhe sekuestruar së fundmi gjatë një operacioni masiv të ndërmarrë nga Policia Kufitare e Vlorës.
Bëhet fjalë për një mjet të fuqishëm, të përshtatur dhe modifikuar për transport lëndësh narkotike në sasi të konsiderueshme, që mund të përballojë det deri në 7-8 ballë sipas ekspertëve.
Gomonia 10 metra e gjatë u sekuestrua gjatë operacionit të koduar “Storm One” në një magazinë në pyllin e Sodës. Bëhet e ditur se mjeti i gjetur është në pronësi të shtetasit G. M. 30 vjeç, nga Vlora.
Forca të shumta të policisë, Delta Force, Policisë Kufitare, po kontrollojnë zonën ku u gjet gomonia.
(XH.A/SHUPLAKA)