08:57 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Gazeta Ekspress: Edi Rama mashtron me sondazhe të porositura. Reagon Afrim Krasniqi

21:01 | 13/06/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“22 mars 1992, u jetësua de facto rotacioni politik, këta të PS-së së sotme ishin votues të PD kundër PS”

Në këto ditë të fushatës zgjedhore, kemi dëgjuar për publikimin e disa sondazheve lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit. Sondazhe të cilat nxjerrin fitues kryeministrin aktual Edi Rama dhe Partinë Socialiste. Por lidhur me këto sondazhe është përmendur në disa media edhe emri i Afrim Krasniqit si i përfshirë, çka ka sjellë edhe një ragim të menjëhershëm nga ana e tij.

Sipas Gazetës Ekspress, duke iu referuar një ambasade në Tiranë, emri i së cilës nuk përmendet, Rama është ai që i ka porositur këto sondazhe ku ai del fitues. Ky portal përmend një sondazh të politologut Afrim Krasniqit, dërguar ambasadave, duke e akuzuar që është porositur nga Rama.

Mirëpo reagimi i politologut dhe pedagogut të njohur Afrim Krasniqi nuk ka vonuar. Sipas tij, të gjitha këto janë trillime ndërsa shton se pret një përgënjeshtrim nga kolegët kosovarë.

“Ne artikull anonim i cituar si burim nga Gazeta Express ne Kosove ka shkruar se une, Afrim Krasniqi, kam zhvilluar disa sondazhe te fshehta dhe ia kam derguar ato perfaqesime diplomatike. Truku i tyre shkon deri atje sa thone se kane edhe kopje te dokumentit. Zakonisht trillime te tilla nuk duhen marre seriozisht por pashe se ca kolege ne Tirane i kane marre! Une e mesova nga lajmet anonime ne media se une paskam bere sondazhe..! Ne fakt, nuk kam bere dhe as kam ndermend te bej asnje sondazh. Pres qe koleget ne Tirane ta verifikojne lajmin e marre te gatshem nga Kosova dhe ta pergenjeshtrojne ate meqenese eshte 100% trillim, sic pres qe koleget nga Prishtina ta pergenjeshtrojne sms e nisur nga financuesit politike ne Tirane dhe te tregojne minimunin e etikes profesionale. Kaq.”, reagon Krasniqi.

Përveç informacionit për lajmet e porositura, gazeta Ekspress kishte publikuar  një sondazh të ri të realizuar nga trupi diplomatik, që paraqet një tjetër rezultat për zgjedhjet.

Sipas sondazhit në fjalë, Partia Socialiste në qarkun e Tiranës qëndron në krye me një diferencë të vogël nga Lëvizja Socialiste për Integrim, duke nxjerrë kështu të tretën Partinë Demokratike.  (D.D/Shuplaka)

Etiketa: afrim krasniqiedi ramasondazhet
Pas

Rama tregon nëse do ia japë parashutën Bashës apo Metës në rast së bie avioni

Para

Ministrja Karabina e pezulloi nga detyra, Shërbimi Civil kërkon rikthimin e Albana Hodajt në krye të Arsimit në Vlorë

Para
Ministrja Karabina e pezulloi nga detyra, Shërbimi Civil kërkon rikthimin e Albana Hodajt në krye të Arsimit në Vlorë

Ministrja Karabina e pezulloi nga detyra, Shërbimi Civil kërkon rikthimin e Albana Hodajt në krye të Arsimit në Vlorë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Negociatat për armëpushim në Ukrainë, DW: Armëpushimi nuk duket në horizont! Delegacioni rus në nivel këshilltarësh

Zgjedhjet 2025/ Rreth 50 mijë zarfe pezull, nis sot numërimi i votave nga Greqia

Nga Ukraina te emigracioni, Europa kërkoi dje nga Tirana unitet për sfidat e sigurisë, paralajmërim edhe për Rusinë me sanksione

Stuhia e pluhurit shkakton alarm portokalli në 13 provinca iraniane, shkollat dhe zyrat mbyllen

Washington Post”: Turistët amerikanë zgjedhin Shqipërinë midis vendeve evropiane për pushimet verore

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, mesazh për efektivët e Policisë së Shtetit dhe për qytetarët

Protestë pranë Samitit Europian: Opozita dhe qytetarët kërkojnë mosnjohjen e zgjedhjeve të 11 majit

Kuçana për Fax News: Kandidati për deputet është kërcënuar nga bandat kriminale!

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”

Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.