22:27 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Gazetarët do jenë fizikisht të rrezikuar”, Kusari nga Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit: Rama ka vetë ‘ERTV’ për të shmangur llogaridhënien

17:04 | 17/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Gazetarët do jenë fizikisht të rrezikuar”, Kusari nga Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit: Rama ka vetë ‘ERTV’ për të shmangur llogaridhënien

Flutura Kusari, këshilltare ligjore e Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias deklaroi gjatë një interviste për Fax News se, nëse paketa anti-shpifje kalon në Parlament ditën e nesërme, do të ketë një efekt negativ jo vetëm për Shqipërinë.

Ajo theksoi se pasojë e miratimit në Parlament të kësaj pakete do të ishte një njollë për Shqipërinë e cila nuk do të shihej më si një vend që respekton lirinë e shprehjes, ndërsa shtoi se shpresonte tek reagimi dhe ndikimi i faktorit ndërkombëtar.

Kusari ka folur edhe për kanalin personal të kryeministrit Edi Rama të quajtur ‘ERTV’ për të cilin tha se është një mjet propagandues dhe shmang llogaridhënien e tij para opinionit publik.

Kusari ngriti alarmin se avancimi i gjuhës që përdor kryeministri ndaj medias, nuk cënon vetëm lirinë e fjalës por rrezikon edhe fizikisht gazetarët në të ardhmen.

“Ka efekt negative jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj, unë do të jem nesër në protestë në krah të gazetarëve si përfaqësuese e Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias. ERTV është mjet propagandues i qeverisë i cili ka për qëllim të keqinformojë publikun. Nëse Rama do të lejonte konferenca për mediat ku do të lejonte gazetarët ta pyesnin, ai e ka zëvendësuar këtë, duke e lënë publikun të painformuar. Nuk e di si është rregulluar në legjislacion por nuk mendoj se ka ndonjë hapësirë që e justifikon ERTV-në. 

Projektligji ka një problem thelbësor, mediat online i kontrollon përmes AMA-s dhe që në këtë moment nuk ka vend për diskutime. Kjo është një përpjekje kozmetike, mediat duhet të vetërregullohen ndërsa nisma e Ramës është si ti kërkosh një krimineli të vjedhi bankën por jo në këtë mënyrë por në këtë tjetrën. 7 organizata kemi deklaruar në një forum në Gusht të këtij viti se gjendja e lirisë së medias dhe shprehjes është duke u përkeqësuar. Me këtë paketë gjendja është përkeqësuar. Shqipëria nuk do të shihet si një vend ku liria e shprehjes është soiguruar por do të krahasohet me një vend si Rusia. Shpresoj që faktori ndërkombëtar të reagojë dhe zoti Rama ti dëgjojë. Do të denigrojë gazetarët, por në qoftë se shtohet gjuha denigruese mund të shkohet deri aty sa të rrezikohen edhe fizikisht gazetarët”, tha Kusari për Fax News.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: amaflutura kusaripaketa anti-shpifje
Pas

Tërmeti/ Arresti me burg për 9 të pandehurit, flet avokati i Lames dhe Isakut: Gjykata e kishte paracaktuar, ç’është ky vendim në grup?

Para

Paketa anti-shpifje, Ylli Manjani: Ndjesë për cinizmin, por dëshiroj që Edi Rama ta miratojë atë ligjin

Para
Manjani tregon rrugën e vetme për të “sakatuar” Ramën: Kush e quan  “të paaftë”, “frikcak” apo “i pamoral”, gabon rëndë!

Paketa anti-shpifje, Ylli Manjani: Ndjesë për cinizmin, por dëshiroj që Edi Rama ta miratojë atë ligjin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë liderë nga pesë vende afrikane: Fokus te biznesi dhe zhvillimi ekonomik

Fier/ Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, rrahu për vdekje 80-vjeçarin që nuk pranoi t’i shiste alkool

Udhëzuesi i BE thirrje vendeve anëtare: Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

“Hakmarrje”, Huthët marrin përgjegjësinë për fundosjen e anijes greke në Detin e Kuq

“Përpjekje të paligjshme dhe të turpshme”, SHBA sanksionon raportuesen e OKB-së për Palestinën

Lufta në Gaza, Trump pas takimit me Netanyahun: Mund të kemi një armëpushim këtë javë ose javën tjetër

Gjykata e Seulit urdhëron arrestimin e ish-Presidentit të Koresë së Jugut Yoon Suk Yeol për pesë akuza penale të rënda

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.