20:26 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gazetarët protestojnë për Suela Mustën, Klodiana Lala: Për dosjen Tahiri dhe 339 asnjë i arrestuar, kapen me gazetarët që…

11:55 | 17/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gazetarët protestojnë për Suela Mustën, Klodiana Lala: Për dosjen Tahiri dhe 339 asnjë i arrestuar, kapen me gazetarët që…

Një grup gazetarësh por edhe qytetarë të thjeshtë, janë mbledhur para pak çastesh përpara Prokurorisë së Përgjithshme për të protestuar ndaj arrestimit të gazetares, Suela Musta.

Musta  u arrestua disa ditë më parë gjatë një operacion të Policisë por qe ditën e djeshme u lirua nga qelia duke iu dhënë masa “arrest shtëpie”.

Gazetarët kërkojnë nga Prokurorja e Përgjithsme, Arta Marku që të pranojë gabimin lidhur me arrestimin e saj, duke e quajtur si një kërcënim për median dhe gazetarët.

Më poshtyë janë disa nga reagimet e gazetarëve dhe aktivistëve të dhënë për migrofonin e Fax Neës për gazetaren Mirilda Tili, nga ku dënuan sjelljen e Policisë dhe prokurorisë me gazetaren Suela Musta.

Dritan Laçi: Arrestimi saj tregon se mund të kemi me diçka që ka prapavijë politike. Gazetarët e njohin shumë mirë presionin e këtij represioni shtetëror. Suekla është para drejtësisë dhe është ajo që do të jepë versionin e saj, por jemi këtu për të dënuar dhunën ndaj gazetarëve. Sa I përket medias jemi koshient se dhuina ndaj tyre sa vjen dhe po shtohet, dhe për këtë jemi koshient.

Aulon Kalaja: Dal këtu për t’u solidarizuar me këtë dhunë që ka ushtruar policia. Merret me Suelën dhe publikun që të shmanget vëmendja nga problemet e tjera. Ndoshta pronarët e telivizioneve nuk I lejopjnë që të vijnë në protestë por që ka shumë gazetarë të tjerë që duan të vijnë në protestë.

Klodiana Lala: Në fakt nuk jam këtu për të thënë se Suela është e fajshme apo e pafajshme, kjo është punë e drejtësisë. Së paku duhej të ishte humane drejtësia ndaj saj. Sepse ne kemi dhënë masa më të lehta për politikanë të korruptuar, për banda kriminale. Pse duhej të jepej një masë e tillë kur mund të hetohej në gjendje të lirë. Sa herë ju prezantohet e kujtohet karta e vettingut prokurorët dhe gjyqtarët bëjnë çfarë ju thonë. Jam e interesuar që Suela të na dëshmojë se ëajo është e pafajshem ashtu siç ne e njohim për profesionalizmin e saj. Drejtësia duhet të jetë më e kujdesshme ndaj gazetarëve dhe çdo lloj qytetari. Kemi dosjen 339, dosjen Tahiri etj, dhe askush nuk është prapa hekurave, por kemi Suela Mustën që nuk përbën kërcënim, tentativë për të manipuluar provat apo për të ikur nga vendi.

Ndërkohë përfaqësuesja e një organizate të të drejtave të grave tha se, rasti i Suelës është një rast i një dhune të organizuar shtetërore. Ajo tha se asgjë nuik është bërë në mënyrë rastësore pasi sipas saj, që në fillim iu bë publik emri, pozicioni in punës etj.

“Kërkoj nga mediat që të kërkojnë dënimin e këtij akti ndaj kësaj zonje. Dëmi që i shkaktohet deri në momentin që nuk është caktuar fajësia është shumë i madh moral dhe shoqëror” tha ajo.

“Zonja Marku, prano se arrestimi i Suelës ishte i paligjshëm ose prano provat e mjaftueshme se je e paaftë”, ishin fjalët e shkruara në një nga pankartat që u vednosën në hyrje të godinës së Prokurorisë së Përgjithshme.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: protesta e gazetareveSUELA MUSTA
Pas

Siguria e Bashës, presidenti Meta thërret në takim urgjent kreun e SHISH

Para

Lirimi i KZAZ-ve, përplasje të forta në Shkodër. Policia përballë zyrtarëve të PD

Para
Lirimi i KZAZ-ve, përplasje të forta në Shkodër. Policia përballë zyrtarëve të PD

Lirimi i KZAZ-ve, përplasje të forta në Shkodër. Policia përballë zyrtarëve të PD

Discussion about this post

 



Të Fundit

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

Ndërhyrje te “Ura e Vashës”, procedohet 50-vjeçari në Klos

Naim Murseli nën ekzaminim psikiatrik në QKUK pas vrasjes së Liridona Ademajt

Mbyllen bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të zhvillojë armë bërthamore

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të IDF: Ushtria izraelite gati për një fushatë ushtarake të zgjatur në një luftë me shumë fronte

Media: Të shtëna ndaj turmës që priste ndihma në Gaza, 35 të vdekur

Zvicra mbyll përkohësisht Ambasadën në Teheran për shkak të tensioneve Izrael-Iran

Erdogan: Turqia do të rrisë fuqinë ushtarake për t’u mbrojtur nga cdo kërcënim

Gjuha Shqipe bëhet zyrtare në shkollat publike të Nju Jorkut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.