Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri sapo ka dalë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Ish-minsitri nuk ka preferuar të flasë për gazetarët. Nga insistimi dhe pyetjet e njëpasnjëshme të gazetarëve Tahiri u shpreh se do të flasë në një kohë të dytë në lidhje procesin e hetimit.
“Do flas shumë shpejt! Ka edhe kohë, ju lutem! Faleminderit”, u shpreh Tahiri. Ndërsa avokati i tij Maks Haxhia u shpreh: A ishit të gjithë e patë ca procesi ishte? Ça do bëjmë? Ne do të ndjekim rrugën ligjore. E prisnim vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, pasi ajo është kthyert në një notere të kërkesave të prokurorisë”.
Sjellim në vëmendje që prej orës 09:30 Tahiri u paraqit në Gjykatën e Krimeve të Rënda nga gjyqtarja Liljana Baku. Sipas ligjit, thirrja e ish-ministrit të Brendshëm bëhet brenda 5-ditësh nga zbardhja e vendimit që i ndaloi daljen jashtë shtetit dhe bllokimin e pasaportës.
Mësohet se sot përballë gjyqtares Baku, ish-ministri Tahiri u pyet për të gjitha çështjet që kanë dalë nga hetimet e Prokurorise se Krimeve të Rënda, pas bllokimit të pasaportës së tij.
Çfarë tha brenda sallës së gjyqit avokati i Saimir Tahiri?
“Tahiri është deputet i Shqipërisë, dhe askush nuk është më shumë i interesuar se ai për të zbardhur të vërtetën, pasi është përbaltur politikisht dhe jo vetëm. E prisnim vendimin e gjykatës, por çështjen do ta çojmë në Apel. ”, u shpreh avokati Haxhia. (J.V/Faxweb)