06:39 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gazetari i del në mbrojtje Nishanit: Pse presidenti veproi drejt me Xhafajn

19:07 | 20/03/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Flet për herë të parë Xhafaj për akuzat ndaj tij: S’kam qenë në punë…

Gazetari Denis Dyrnjaja i del në mbrojtje presidentit Bujar Nishani, pasi vendosi për të dekretuar vendimin për emërimin e të katër ministrave të propozuar nga kryeministri Rama, një prej tyre edhe Xhafaj, i akuzuar vazhdimisht se i ka shërbyer regjimit të Enver Hoxhës, si hetues për Sigurimin e Shtetit.

“Mes moralit dhe ligjit gjithmonë duhet të prevalojë ligji, sepse mbi moral mund të veprosh drejtë por edhe padrejtësisht. Diktatura tregoi se mbi bazën e moralit të shndërruar dhe justifikuar shpesh edhe me ligj u shtypën, pushkatuan dhe persekutuan mijëra vetë.

Përsëritja e të njëjtit gabim në formë dhe përmbajtje të ndryshme është edhe më e rëndë.”, shkruan dyrnjaja.
Ashtu si e kishte lajmëruar edhe dje Presidenti Nishani ka dekretuar ndryshimet e propozuara nga Rama në qeveri. Edhe pse emri i Xhafajt ka qenë gjerësisht i kontestuar edhe nga opozita dekretimi i tij ka qenë e vetmja zgjedhje pas saktësimit në Kushtetutë.

‘’Në vlerësimin tim kandidatura e ministrit të Brendshëm është e papërshtatshme. Por, Kushtetuta nuk ia jep të drejtën Presidentit të Republikës për të refuzuar një kandidaturë për ministër, pasi i vetmi kusht i cili përcakton Kushtetuta për të qenë ministër është ai i kritereve për të qenë deputet.

Në rast se Kushtetuta e vendit do t’ia njihte të drejtën Presidentit, për të refuzuar propozimet e Kryeministrit bazuar në arsyetime, unë  do ta refuzoja kandidaturën e ministrit të Brendshëm.

Në kushtet që Kushtetuta nuk ia njeh këtë drejtë Presidentit, unë besoj dhe shpresoj që ai institucion që Kushtetuta ia njeh këtë të drejtë për të vlerësuar kandidaturat për ministër që është Parlamenti i Shqipërisë, do të gjykojë dhe vlerësojë të gjitha rrethanat, situatën politike dhe specifikën që ka jeta shoqërore, publike e politike e vendit, që janë zgjedhjet e ardhshme politik’’, u shpreh dje Nishani.

Mirëpo gazetarë, por edhe politikanë u shprehën publikisht kundër këtij vendimi të Nishanit.

REAGIMI I DYRNJAJËS

Jetojmë në Demokraci me mendësi diktatoriale!

Në komunizëm njerëzit dënoheshin, denigroheshin dhe persekutoheshin në emër të moralit, moralit komunisto/proletar.

Sot po i kërkohet Presidentit pse nuk veproi në emër të moralit për rastin e Fatmir Xhafës, por veproi në bazë të ligjit. Ndër shqiptarë ka ndryshuar sistemi, por jo mendësia.

Njerëzit ende vijojnë të linçohen publikisht për biografi, reminishencë e së kaluarës diktatoriale!

Mes moralit dhe ligjit gjithmonë duhet të prevalojë ligji, sepse mbi moral mund të veprosh drejtë por edhe padrejtësisht. Diktatura tregoi se mbi bazën e moralit të shndërruar dhe justifikuar shpesh edhe me ligj u shtypën, pushkatuan dhe persekutuan mijëra vetë.

Përsëritja e të njëjtit gabim në formë dhe përmbajtje të ndryshme është edhe më e rëndë.

Presidenti reagoi siç duhej jo mbi bazën e emocioneve dhe opinionit personal por me ftohtësinë e ligjit dhe detyrës.

Presidenti veproi drejtë në këtë rast! (D.D/Shuplaka)

Etiketa: denis dyrnjajaFatmir Xhafaj
Pas

Hiqeshin si turistë, droga në rulotë fundos dy shqiptarët

Para

Big Brother, Armela për Benardin: Ai është nga Laçi, e mëson lehtë italishten

Para
Big Brother, Armela për Benardin: Ai është nga Laçi, e mëson lehtë italishten

Big Brother, Armela për Benardin: Ai është nga Laçi, e mëson lehtë italishten

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

Thirrje për ndihmë/Dy nxënës të shkollës “At Shtjefën Gjeçovi” humbasin banesën nga zjarri

Rubio: Pa takim Trump-Putin, nuk ka përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

Tensionet nga zarfet e Diasporës, KQZ “përzë” vëzhguesit nga Parku Olimpik

Njoftimi përfundimtar/ Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk ka dëshirë të ndalë luftën, kërkohet më shumë presion ndërkombëtar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.