Kryeministri Edi Rama u pyet sot gjatë konferencës për mediat nëse do të ketë një paketë shtesë teksa vendi ndodhet në një krizë ekonomike.
Rama tha se fermerët dhe transporti publik do të jenë ato që do përfitojnë një paketë shtesë ndërsa sa i përket kategorive të tjera, kjo do të jetë varësi të krizës energjitike.
Rama: Këta të NATO dhe BE ku shkojmë ne, halle të kujt janë? Apo janë vizita turistike. Se unë sjam natyre turiste fare. Kshuqë është mirë që të kuptojmë se kur hyn në familje të tilla, ku Shqipëria ka hyrë mbasi 500 vjet mbeti derë më derë në çatira që nuk i zgjdhi vetë por ia imponuan, këto vijnë edhe me disa halle. Është bukur te thuash Shqipëria në NATO, e të bësh koncerte. Por ja që ka detyrime. Shumë njerëz thone se cfarë behet në Ukrainë? Po e duam ne lirinë dhe pavarësinë tonë? Apo e masim me sa kafe pimë një ditë. E duam ne marredheniet me SHBA si strategjike apo e kemi vetem kur dita është me diell? Po perkatësine e Shqipërisë në këtë aleancë? Ka edhe një luftë që nuk e kemi zgjedhur dhe se ndalojmë. Ne nuk i kemi lënë vetëm ata që kanë vështirësi , që ka për të gjithë po do e ndajmë barrën sipas shpatullave. Sigurisht që ne e dimë shumë mirë këtë pjesë. Mundësitë tona nuk janë të pakufijshme. Të tjerët luftojnë për jetën, po humbasin gjithcka. Ne nuk i kemi këto probleme. Nuk mund të bëhemi njerëz që shohim deri të maja e rrëzës tonë. Kjo është një cështje detyrimesh reciprke. Ne kemi vazhduar me fermerët, po bëjmë një tjetër plan për transportin publik. Do shikojme si do ecin gjerat me energjinë. Nese do jete vit i thatë do shpenzojme shume për cmimin që nëna jote te mos llaftariset kur ti vijë fatura e energjisë.