E ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, gazetarja e kronikës Anduena Llabani deklaron se plot 15 vajza kanë raportuar në Prokurori se janë shfrytëzuar për prostitucion nga ish-deputeti Mark Frroku.
Sipas gazetares, kallëzimet e vajzave janë bërë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, fill pas akuzës ndaj Frrokut për vrasjen e 1999-ës në Bruksel.
Pikërisht pas këtyre kallëzimeve të vajzave, që pretendojnë se janë shfrytëzuar nga Frroku, Prokuroria ka lëshuar urdhrin për arrest, thotë gazetarja. Më pas organi i akuzës ka nisur hetimet dhe bashkëpunimin me autoritetet në Belgjikë, për të zbuluar të vërtetën e ngjarjes. (D.D/Shuplaka)