Avokati i njohur Spartak Ngjela e cilëson shkrimtarin e madh Dritëro Agolli, i cili u nda nga jeta vetëm pesë ditë më parë, si një kritik të regjimit komunist.
I ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në Vizion Plus, Ngjela është shprehur se Agolli ishte kritik i sistemit ku jetoi dhe e ka shprehur atë me mënyrat e tij. Në njëfarë mënyre, avokati e mbron Agollin nga ata që e kanë sulmuar atë, sidomos pas vdekjes, që ka punuar për partinë dhe Enverin.
“ E kam njohur kur kam qenë 23 vjeç. Më bënte përshtypje sepse ai e dinte që kishte pengesa në atë kohë. Fliste me gjeste.
Agolli u kuptua që i bënte kritik sistemit kur botoi Zylon, duke goditur injorantët e Byrosë Politike. Ka pasur shumë frikë dhe terror por këta shkrimtarë shpëtuan veprën e tyre poetike.
Këta që qëllojnë Agollin pas vdekjes janë kundraperëndimorë dhe kanë arsye personale. Nuk ka rëndësi sa shkroi dhe kur shkroi. Ai ishte patriot. Ishte poeti i traditës, i shqiptarëve”, tha Ngjela. (D.D/Shuplaka)