Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi, është kallëzuar sërish në Gjykatën e Posaçme për shpifje dhe fyerje, akuzë që parashikohet nga nenet 119 dhe 120 të Kodit Penal. Kallëzimi është bërë këtë herë nga Shoqëria Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH). Shorti ka caktuar gjyqtaren Etleva Deda për shqyrtimin e çështjes.
Më parë, Bardhi është kallëzuar për të njëjtat akuza nga ish-drejtori i policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj, dhe procesi i kësaj çështjeje vazhdon. Ndërkohë, në kallëzimin e mëparshëm të OSHEE-së, Bardhi u shpall i pafajshëm.