Gazment Bardhi, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike paraqitet në SPAK për të dhënë dëshmi si person në dijeni lidhur me dosjen “Xibraka”, ku dhe ka kerkuar riçeljen e fraksionit të pushuar.
Bardhi ka paditur publikisht Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama, për lidhje me çështjen e laboratorit të kokainës në Xibrakë. Sipas Bardhit, Olsi Rama ka pasur kontakte me anëtarë të grupit kriminal të përfshirë në këtë çështje, përmes përdorimit të një makine specifike me targa AA 653DM, që u regjistrua në sistemin TIMS në disa hyrje dhe dalje nga Shqipëria gjatë vitit 2014
Nga ana tjeter nuk ka munguar as kunderpergjigja nga Olsi Rama i cili ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj Bardhit në SPAK, duke e akuzuar atë për “kallëzim të rremë”Gjykata e Posaçme ka nisur hetimet për akuzat dhe kundërpaditë, ndërsa kjo çështje ka ngritur shumë debate publike dhe politike në Shqipëri, duke vënë në qendër të vëmendjes lidhjet e mundshme mes politikës dhe grupeve kriminale