Pasi Rama zgjodhi që komentit të tij t’I përgjigjet përmes videos, duke lançuar me këtë rast edhe ‘rubrikën’ e re ku kryeministri ka njoftuar se tashmë përgjigjet e tij ndaj komenteve do të jenë me video, Genc Sejko – i njohur si njeriu i memeve ka postuar videon me përgjigjen e Ramës ndaj komentit tij në ‘Facebook’.
Sejko shkruan se Rama në pqërgjigjen e tij me video e ka shtrembëruar atë që ai i kishte shkruar.
“Kryeministri ka mare mundimin dhe me eshte pergjigjur me video komentit tim. Minimumi qe mund te bej eshte qe per hir te transparences ta postoj tek muri im.
Ne video pergjigjen e km do shikoni se si ai qellimisht shtremberon ate qe une kam shkruar.
Megjithate po ju a le te gjykoni vete”, shkruan Sejko.
Komenti i Genc Sejkos: Mjerë ata që të falenderojnë dhe nuk dinë se ti je përgjegjës direkt për gjendjen e tyre. Ke 5 vjet në pushtet, çfarë ke bërë për të luftuar skamjen? Asgjë! Për ti treguar se po bën shtet, shtëpive që po rrënohen nga varfëria ke shkuar e i ke ngulur sahatin e dritave. Më pas i hoqe ndihmën sociale dhe lekët e kursyera ja shpërndave oligarkëve të tu.Dikujt tjetër do ti vinte turp por ty nuk të bën përshtypje. Ti bën shoë dhe me mjerimin. Je kryeministër i vendit, nuk je “Fundjava Ndryshe.
Përgjigje e Ramës: Nëse unë do të isha përgjejgës për këtë që ke shkruar ti, do të ishte shumë e thjeshtë por fatkeqësisht kjo është t’I biesh me sëpatë logjikës më elementare sepses ë pari nuk ka asnjë fakt, asnjë shifër, asnjë provë që tregojnë se në një fushë Shqipëria është më keq se ç’ishte 5 vite më parë. Përkundarzi, natyrisht ka njerëz si Hyseni dhe familja e tij apo edhe të tjerë, të tjera kategori sociale të cilat nuk janë më mirë se 5 vjet më parë por janë njësoj. Kjo nuk ka diskutim, ama aty ku sëpata jote e këput fillin e logjikës është kur thua se këtë gjendje e solli sahati I dritave, jo I dashur, këtë gjendje e kishte krijuar mungesa e sahatit, mungesa e shtetit, e rregullave për të gjithë se nuk është aspak e rastit që ka më pak varfëri aty ty ku ka më shumë rregull, më shumë shtet dhe të gjithë kontribojnë sipas asaj që u takojnë. Ka më shumë varfëri aty ku si Shqipëria e deridjeshme nuk bëri asnjë përpjekje për të bërë shtet. Secili për vete zoti për të gjithë, dhe ti gënjen, padashur natyrisht, kur thua se u hoqa ndihmën sociale familjeve sit ë Hysenit sepse në fakt krejt e kundërta është e vërtetë. Plot familje si të Hysenit nuk e merrnin ndihmën fare, ndërkohë që dje me makina dhe me makina e merrin në vend të tyre. Dhe mësoje se falë reformës time janë sot më shumë se 10 mija familje të varfëra që e morën ndihmën për herë të parë, ndërsa sa dyfishi I tyre që e merrinin padrejtësisht nuk e marrin më. Ti thua lekët e kursyera unë ua shpërndava oligarkëve, ej Genc, pak logjikë, shumë pak mik se kjo është krejt qesharake dhe nuk mbështet në asnjë arsyetim dhe jo më në një fakt, sa për turp, jo, jo nuk më vjen turp të shkoj në shtëpinë e Hysenit që I kisha dhënë fjalën, që ti e quan ‘shoë’ por për mua në këtë rast s’ka pikë rëndësie se çfarë thua ti, por çfarë mendon Hyseni, zonja dhe fëmijët e tij.
(B.H/Faxweb)