Ka dhënë dorëheqjen nga posti i Sekretarit të Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike, Gert Bogdani.
Lajmin e ka dhënë vetë Bogdani në një status në Facebook, i cili thotë se ka ardhur koha për sfida dhe angazhime të tjera.
Bodgani ka falenduar ish-kryeministrin Sali Berisha, dhe kryetarin aktual të PD-së Lulzim Bashën, si edhe i ka kër kuar këtij të fundit pranimin e dorëheqjes nga posti që ai mban që prej vitit 2007.
Gjithashtu, Bogdani shprehet se është mirënjohës ndaj punës që ka bërë në PD, kurse shton se do të vazhdojë angazhimin e tij politik e qytetar brenda dhe jashtë Shqipërisë. Gerti Bogdani do marrë tjetër post në Partinë Demokratike.
“Si rezultat i një kohe të gjatë në këtë pozicion, besoj ka ardhur koha për të pranuar sfida dhe angazhime të reja, për të vazhduar të jap kontributin tim për forcimin e mëtejshëm të Partisë Demokratike. Ju garantoj ju dhe çdo anëtar të Partisë Demokratike që angazhimi dhe përkushtimi në këto sfida të reja, do të jetë gjithmonë maksimal dhe gjithmonë duke ruajtur parimin se të drejtat, mirëqenia dhe shpresa e munguar, jo vetëm e çdo demokrati, por mbi të gjitha e çdo qytetari të ndershëm shqiptar, do të jetë ylli polar i punës sime. Ndaj, në këtë kuadër i kam kërkuar kryetarit të Partisë Demokratike të pranojë dorëheqjen time nga pozicioni i Sekretarit të Marrëdhënieve me Jashtë të Partisë Demokratike.”