Shpesh na ndodh që për ditëlindje të marrim urime nga më të veçantat. Dikush mjaftohet me një ‘’edhe 100’’ e dikush tjetër na thur ‘’romane’’. Çdo urim është i vlefshëm, por ama ka fjalë që vetëm ne mund tit hemi për veten, pasi jemi miqtë më të mirë të personit tonë.
Një mënyrë krejt orgjinale për të uruar veten e tij për ditëlinjde ka zgjedhur dhe Alban Ramosaj. Nuk i kanë mjaftuar urimet e miqve po ka bërë një dedikim special.
“Gëzuar ditëlindjen e 21-të ëngjëll. Të premtoj se do vazhdoj të të dua dhe të të vë në vend të parë. Të premtoj se do vazhdoj të kujdesem për ty. Të kam falur çdo gabim dhe do bëj më të mirën për të të udhëhequr që ti të bëhesh një njeri më i mirë. Të dua shoku”, -shkruan Albani në foton e postuar ku shfaqet shumë vite më parë kur jetonte në Hollandë. (E.K/SHUPLAKA)