15:23 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Gjeji vend atij gishti zoti Ambasador!”, shpërthen ashpër Manjani: Kulmi, shefi pensionist i OSBE-së…

10:55 | 14/10/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Gjeji vend atij gishti zoti Ambasador!”, shpërthen ashpër Manjani: Kulmi, shefi pensionist i OSBE-së…

Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar ashpër pas nxjerrjes së gishtit nga ana e ambasadorit të OSBE-së, ndaj banorëve të Astirit, kryesisht gra, mbrëmjen e djeshme në ambientet përpara Drejtësisë së Policisë. Manjani shprehet se të qenit diplomat nuk të jep asnjë të drejtë të fyesh qytetarët shqiptarë.

“Gjeji vend atij gishti zoti Ambasador! Këtë fyerje nuk ta kishim borxh. As ndonjë kusur nuk të kërkoi njeri! Të qenit diplomat nuk të jep të drejtë të fyesh askënd në shtetin ku shërben!

Ai gisht i ngritur, në fakt shpreh nivelin ordiner të një njeriu me nerva të lodhura, që nuk mund ta mbrojë por duhet ta ndëshkojë Konventa e Vienës.

Ai gisht në fakt shpreh krizën spektakolare që ka drejtimi i OSBE, drejtim i cili do ti besohet qeverisë më antidemokratike të vendeve anëtare të OSBE. Qeverisë që dhunon egërsisht qytetarët e saj dhe liritë Kushtetuese.

Ai gisht në fakt është një akt i pastër sinqeriteti, sepse tregon se sa i paanshëm është diplomati që medemek kujdeset për demokracinë, zgjedhjet, sigurinë e bashkëpunimin!

Pika i rëntë atyre që besojnë se ky gisht përpjetë do ndihmojë reformën zgjedhore!

Çfarë arroganti!

Kjo është e turpshme! Një akt i pastër rrugaçërie nga një përfaqësues me imunitet diplomatik!

Zhgënjim i madh që diplomacia Gjermane të përfaqësohet me një person të tillë!

Turp! Turp!Turp!Shame on you!”, shkruan Ylli Manjani në reagimin e tij të parë.

Reagimi i dytë i Manjanit:  

Meqë ra fjala, a di njeri të spjegojë se me çfarë llogjike, për më tepër me çfarë mandati rri këtu Prezenca e OSBE?!

Përveç se për të parazituar dhe për të fyer Shqiptarët, anëtarë të Këshillit të Europës, të NATOS e të vetë OSBE, çfarë misioni tjetër kanë ata këtu?!

Si ka mundësi që vijon rutina e përhershme e këtyre parazitëve me imunitet diplomatik, që vetëm prishin punë?! Të gjithë pensionistët e ministrive të jashtme të ahteteve anëtare shfaqen këtu për të shijuar ditët e fundit të karrierës.

As siguri, as demokraci e madje as zgjedhje të lira e të ndershme nuk garantojnë dot. Dalin madje edhe kundër ODIHR që është pjesë e vetë ODBE!

Kulmi!

Shqipëria monitorohet mjaftueshmërisht nga çdo institucion ndërkombëtar e qeveri e interesuar. Prezenca e OSBE nuk afron asgjë as në këtë drejtim. Asgjë fare, fare!

Bën vetëm një përmbledhje të thashethemeve të gazetave çdo sabah dhe e shpërndan poahtë e lart pa asnjë përgjegjësi.

Shqipëria ka detyrime të përcaktuara si në institucione ku është anëtare, ashtu edhe para istitucioneve ku dëshiron të anëtarësohet. OSBE nuk ka më asnjë rol për të luajtur.

Prandaj është momenti ta falenderojmë këtë prezencë, për prezencën e saj dhe ta ftojmë të mbledhë leckat e të shohë për ndonjë shtet tjetër në nevojë për ta.

Shqipëria, megjithë problemet e thella demokratike, nuk ka nevojë për OSBE parazite.

Enough is enough!

P.s. Nuk mund të mos e përsëris revoltën time për atë fyerje të rëndë që bëri shefi pensionist i Prezencës së OSBE mbrëmë: Shame on You!

 

Pas

‘Shokon’ ish-deputetja serbe: Jeta e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit mund të jetë në rrezik

Para

Gjesti turpshëm i ambasadorit me protestuesit bën namin në rrjet, vjen reagimi i parë nga socialistët

Para
Dalin pamjet, ja si Bernd Borchardt ngre gishtin e mesit ndaj protestuesve (E ulët)

Gjesti turpshëm i ambasadorit me protestuesit bën namin në rrjet, vjen reagimi i parë nga socialistët

Discussion about this post

 



Të Fundit

EMRAT/ Në kërkim për pastrim parash e trafik droge, ekstradohen nga Greqia, Belgjika dhe Serbia 3 shqiptarë

Erdogan: Kurdët dorëzojnë armët, mbyllëm plagën 47-vjeçare të terrorizmit

Trump: Nga 1 gushti 2025, aplikojmë tarifë 30% ndaj produkteve të BE-së

Izraelitët vrasin shtetasin amerikan në Bregun Perëndimor, reagon DASH!

EMRI/ I dënuar me mbi 7 vjet burgim, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Elbasan/ Kthen lokalin në kazino ilegale, arrestohet 31-vjeçari në Belsh

Maqedonia e Veriut/ Kryeministri Mickoski: Bullgaria dëshiron asimilimin e popullit maqedonas

Lavrov takohet me Kim Jong Un, Koreja e Veriut riafirmon mbështetjen e saj për veprimet ushtarake të Rusisë

Gramsh/ Humbi jetën nga masivi i dheut, policia arreston dy persona. Akuzohen për dy vepra penale

I kërkuar në Belgjikë, kapet në Kapshticë 31-vjeçari shqiptari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.