Pedagogu i Universitetit të Tiranës Agron Gjekmarkaj në një prononcim për ‘Fax News’ ka folur për zhvillimet e fundit rreth Univerisitetit të Tiranës dhe ligjit për arsimin e lartë.
Gjekmarkaj tha se problem kryesor është ligji për arsimin e lartë pasi nuk ka përputhje me realitetin por qeveria e miratoi me forcën e kartonave.
Ai tha se nuk është rroga problem kryesorë pavarësisht se ajo që ndodhi ishte fyese, por janë një sërë problemesh tjera që nëse nuk zgjidhen pedagogët do ti drejtohen protestave pasi siç tha ai nuk do të tërhiqen.
Intervista e plotë:
Ka pasur replika në distancë për reformën në arsimin e lartë. A është ky një problem i sistemit? A është ky një problem mes pedagogëve dhe bordit apo rektorit?
Mendoj që është një mozaik problemesh, problemi kryesor mbtetet mospërshtatshmëria e ligjit të arsimit të lartë me realitetit, i cili ka krijuar mbistruktura që kundërshtpjnë dhe funksionojnë si pushtet-opozitë, gjë që nuk është logjike për një universitet sepse universiteti duhet të ketë dialektikën e vet dhe ka specifikat e veta dhe është e papërshtatshme klima e kundërshtive dhe klima e bllokimit. Në këtë kontekst ligji pjesërisht ka dështuar, jo në totalitetin e tij sepse ligji ka patur edhe risi pozitive për botën akademike por ka patur edhe problem të rënda të cilat cënojnë jetën demoratike të UT.
Ajo që kemi ne kemi parë këto ditë është një shfaqje e turpshme pasi shikojmë mënyrën sesi politika dhe pushteti ndërhyjnë në UT për interesa të caktuara. Cdo gjë ka filluar nga mospagimi në kohë i pagave, por ky nuk ishte problemi kryesor I pedagogëve.
Ishte fyes mospagimi I pagave, ishte fyes sepse askush nuk kërkoi ndjesë. Problemi I rrogës nuk është problemi themelor që shqetëson pedagogët e UT, janë një sërë problemesh të brendshme dhe ne jemi të gatshëm për të hapur një dialog me qeverinë për të dëshmuar se cilat janë problemet e UT dhe sesi ky Universitet mund të përballet me sfidat.
A është ky një reagim i vonë i pedagogëve?
Nuk është një reagim i vonë, pedagogët kanë reaguar që në krye të herës, 2 vite më parë. I kanë bërë një rezistencë të fortë ligjit për arsimin e lartë dhe patëm paralajmëruar në atë kohë se cfarë të këqijash do të sillte UT aplikimi i ligjit në atë formë.
Qeveria pati në atë kohë mbështetjen e kastës së UT dhe ia doli me forcën e kartonave ta bëjë ligjin realitet. Duhet që të dialogohet, edhe ne këtë kërkojmë, edhe këtë i kemi propozuar kryeminsitri Edi Rama i cili që befas u shfaq si kryetar i senatit të Tiranës me një gjuhë të papranushme për një kryeministër, me një gjuhë arrogante dhe fyese.
Shpresojmë që në këto kohë që studentët janë me sezon të negociojmë në mënyë që mos ti drejtohemi mjetit të fundit që janë protestat, të cilës ne nuk do ti shmangemi për tu vënë në shërbim të palëve politike. Pamë një 2 / 3 gjë të shëmtuar, 4 dekanë të cilët u ngritën në mënyrë absurd dhe kërkuan të shkarkohet Rektori i UT.
Rektori është zgjedhur me votat e 1100 pedagogëve, 4 dekanë janë 4 vota nuk janë asgjë më tepër. Është njësoj sikur unë të marrë nja 8 pedagogë dhe të kërkojë shkarkimin e 4 dekanëve, do të ishte absurd.
Dekani nuk ka asgjë më tepër se një pedagog i zakonshëm. Këtë situatë do ta zgjidhte qeveria, bordi apo rektori, kush e zgjidh? Qeveria ka një pjesë të madhe të përfaqësuesve në bordin e Administrimit.
Përfshirë nënkryetarin e Bashkisë Arbjan Mazniku, i cili nuk me duket se ka ndonjë lidhje me botën universitare.
E kane futur në kaos universitetin dhe e kanë bllokuar atë. Kërkojmë dorëheqjen e bordit, pasi bordi ka bllokuar universitetin ne këto 2 vite, ka bllokuar buxhetin, nuk janë kryer vetëm 9 % e investimeve nga buxheti UT.
Gjendja Brenda në universitete është katastrfoike, nuk ka system ngrohje. Nuk kemi letra, nuk kemi bojë për fotokopje, nuk kemi shkumsa për të shkruajtur.
Kryeministri Rama e quajti UT, bishti i kavallit duke ju referuar cështjes së akreditimit? A është vërtetë UT në këtë gjendje?
UT është universiteti më cilësor dhe më serioz që ka Shqipëria sot. 85 % e shqiptarëve i sjellin fëmijet e tyre në këtë universitet. Për 8 vite universiteti është drejtuar keq nga Dhori Kuli, i cili ishte dje një nga aktorët teatral që kërkonte shkarkimin e rektorit sepse do ta sundojë universitetin.
Ndërsa shprehja që përdori kryeministri është e papranushme që një kryeminstër të flas në atë mënyrë pedagogëve. Nëse kryeministri nga quajti ne “Bishti i Kavallit” cfarë është ai vet “Bishti i etikës”.
Nuk është logjike që ne të komunikojmë në atë mënyrë. Nuk pranojmë që të fyehemi dhe të shantazhohemi.
Pse nuk morët pjesë në takimin me kryeministrin?
Nuk patëm një ftesë formale. Në fakt takimin e kishim kërkuar ne si forum për lirinë akademike. Në atë takim foli shumë pak rektori dhe ju dha fjala më tepër 2 dekanëve të cilët ishin pjesë e skenarit që mbështesin çdo fjalë të kryeministrit.
Nga ministria e prisni reagimin?
Jemi të gatshëm të bisedojmë me kryeministrin, komisionin e arsimit dhe të mediave, jemi të gatshëm që të bisedojmë me çdo faktor institucional që ka vesh të dëgjojë.
Nëse pedagogët kalojnë në protesta, a kanë mbështetjen e studentëve?
Ne nuk kemi përfshirë studentët pasi studentët janë vullnete të lira. Ne shpresojmë që të gjejmë hapësira dialogu dhe marrëveshjeje.
(B.H/Faxweb)